Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se pas investimeve për kërkime arkeologjike me ekspertizë ndërkombëtare dhe inicimit të procedurës së shpronësimit, sot u aprovua Plani i Menaxhimit për Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes tij krijohet baza institucionale e cila mundëson zhvillimin e mekanizmave për mirëmbajtje, ruajtje, sigurim, promovim dhe zhvillim të qëndrueshëm të Lokalitetit.