Presidenttja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e ka shënuar bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, kanë shprehur mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.