Build Skills with our trainings

Sign up now!

BIK: Naim Tërnava rizgjedhet edhe për një mandat Myfti i Kosovës

Tet 21, 2023

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, zgjodhi Naim ef. Tërnavën, kryetar të Bashkësisë Islame – Myfti edhe për një mandat.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u zgjodh me aklamacion për mandatin e ri në krye të këtij institucionit nga Trupi Zgjedhor, i cili përbëhet nga anëtarët e Kuendit, anëtarët Kryesisë dhe udhëheqësit e institucioneve të BI-së.

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar në mandatet e kaluara, teksa tha se prioritet në mandatin e ri është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i qytetarëve tonë.

“Ndër prioritetet kryesore është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i popullatës sonë për dynja e ahiret, ngritja, zhvillimi dhe avancimi e standardizimi i institucioneve e forumeve tona, në funksion të kërkesave të kohës për të organizuar, përgatitur e mbështetur besimtarët tanë anekënd vendit”.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij po ashtu tha se ka për synim të ngrisë profesionalisht nëpunësit e BI-së, ruajtjen e besimtarëve nga ekstremizmi, sektarizmi dhe polarizimi i fesë e besimit. Po ashtu prioritet do të jetë edhe masivizimi i mësim besimit në gjithë Kosovën, thuhet në faqen zyrtare të BIK-ut.

 

Myftiu Tërnava propozoi dhe më pas u miratuan nga Trupi Zgjedhor tetë anëtarët e Kryesisë:

Burhan Hashani – Prishtinë

Shkëlze Hoxha – Mitrovicë

Musli Arifaj – Pejë

Valon Myrta – Gjakovë

Orhan Bislimaj – Prizren

Sevdair Haxhiu – Feriaj

Agim Hyseni – Gjilan

Sylejman Fejzullahu – Kosovë Lindore.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM