Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë filluar me largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në fshatin Trudë të Prishtinës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me pastrimin e kësaj zone do të shtojnë masa të rrepta ndëshkuese, duke u bazuar në rregullore, për të gjithë personat që hedhin mbeturina aty ku nuk lejohet.
Tashmë kemi gati planin për pastrimin e gjithë Prishtinës të cilin do ta zbulojmë e realizojmë shpejt.
Mbeturinat nuk kanë vend kudo në Kryeqytet, por pa mbështetjen e juaj qytetarë s’mund ta mbajmë pastër Prishtinën ashtu siç duam të gjithë.






