Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë porosinë se liria nuk fitohet pa luftuar

Nën 2, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrezave të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34 vjetorin e rënies së tyre.

Duke vlerësuar lart veprën e tyre heroike për çlirimin e Kosovës, kryetari Konjufca tha se Afrimi dhe Fahriu janë pararendës së luftës çlirimtare dhe se me aktin e tyre heroik dhanë porosinë se liria nuk arrihet pa luftë.

“Ata e dhanë porosinë dhe shembullin më të vlefshëm se okupatori nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe vlerësohen gjithmonë. Ne jemi këtu edhe me kryeministrin e Kosovës, me familjarët e dëshmorëve dhe  me bashkëpunëtorët e tyre për t’i nderuar ata”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu përveç luftës me armë, gjithashtu kishin edhe formim intelektual.

“Ata përveç se kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb, kishin edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar dhe të brumosur me parimet më të shëndosha dhe me idealet më të larta kombëtare”, tha kryetari Konjufca.

Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë heroikisht duke luftuar me policinë serbe më 2 nëntor të vitit 1989 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM