Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare parlamentare “E ardhmja e transportit”

Nën 4, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e darkës në kuadër të konferencës parlamentare ndërkombëtare me temë “E ardhmja e Transportit” të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, dhe me mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Erbert Stiftung.

Kryeministri Kurti gjatë darkës i informoi deputetët për projektet e qeverisë në fushën e transportit dhe energjisë, me theks të veçantë investimet në ndërtimin e hekurudhës që do të lidh Prishtinën me Durrësin dhe projektet për diversifikimin e resurseve energjetike. Ai theksoi mundësitë e investimeve  në sektorin e ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë së ripërtrishme nga teknologjia solare dhe e erës.

Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në fushën e arsimit, kryeministrit Kurti gjithashtu i njoftoi deputetët rreth sistemit dual të arsimit që ka filluar së aplikuari në Kosovë. Synimi është lidhja e arsimit me ekonominë dhe arsimit profesional me tregun e punës në mënyrë që të përgatisim rininë për tregun e punës.

Të pranishëm në darkë ishin deputetë nga Gjermania, Portugalia, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM