Në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë ka filluar Kuvendi i X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendi i X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur me fjalimin e kryetarit, Lumir Abdixhikut.
Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.
Në Kuvendin e X Zgjedhor po marrin pjesë ambasadorë të Ambasadave amerikane, britaneze, suedeze, franceze, OSBE, BE-së etj, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.