Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Mbahen konsultime politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë

Nën 21, 2023

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Košatka, drejtuan konsultimet politike mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Përgjatë takimit u vlerësua lartë rritja e ndërveprimit ekonomik, e ndihmuar edhe nga takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit.

Në dy vitet e fundit, tregtia mes të dyja vendeve është rritur për mbi 60%, gjë që tregon potencialin ende të pashfrytëzuar të këtij bashkëpunimi.

Konsultimet u fokusuan edhe në vendosjen e kornizës së bashkëpunimit intensiv në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe diplomacisë parlamentare.

Zëvendësministri Ahmeti, falënderoi homologun çek për mbështetjen e Çekisë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mbështetjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai, njoftoi zëvendësministrin Košatka mbi synimet e Republikës së Kosovës për rritjen e pranisë së saj në sferën multilaterale.

Gjithashtu, Ahmeti njoftoi delegacionin nga Praga mbi sulmin kriminal dhe terrorist të 24 shtatorit, të planifikuar, organizuar dhe mbështetur nga institucionet shtetërore të Serbisë. Ai, tutje theksoi se mungesa e pasojave për Serbinë, pas një numri të veprimeve destabilizuese, vetëm sa i krijon asaj mundësi për përsëritjen e akteve të agresionit dhe destabilizimin e tërë rajonit.

Në fund, palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt, në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM