Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për hedhje të granatës në tregun e Prizrenit, vazhdon kërkimi i personit të dytë

Nën 22, 2023

Policia ka pranuar informate për një rast të “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kanë pësuar lëndime. Të gjithë të lënduarit fillimisht janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke iu ofruar trajtim mjekësor, ku pesë prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë tjerë transportohen për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, të cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje të çastit ndërmjet tregtarëve të kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe të dyshuarve ku në një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin).

Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre Policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle edhe në komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur në vitin 1982, i cili është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme hetimore dhe me vendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në afat prej 48-orë, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij. Policia rajonale në Prizren së bashku me Prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, thuhet në posimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM