KosovaLive Organization në partneritet me organizatën ndërkombëtare, fituese e shumë çmimeve, GlobalGirl Media (GGM) themelon byron e informimit për femra në Kosovë, për edukimin dhe fuqizimin e vajzave kosovare në media të reja. Byroja është pjesë e familjes ndërkombëtare të akademive dhe byrove të GGM nëpër botë (Los Angelos, Londër, Çikago, Oakland, Nju Jork, Moroko, Afrika Jugore dhe Kosovë) të cilat punojnë në zhvillimin e zërave dhe të shprehjes individuale tek vajzat tinejxhere në komunitete, duke i trajnuar ato për t’u bërë qytetare-gazetare, dhe përdorur fuqinë e mediave digjitale për të inspiruar aktivizëm shoqëror dhe krijuar ndryshim në komunitetet e tyre.
Ne ftojmë vajzat e interesuara të moshave 17-25 vjet të aplikojnë për “Vajzë Dëgjohu! Girl be Heard”, një trajnim i gazetarisë digjitale dhe produksionit të filmave, për fuqizimin e femrave dhe ngritjen e kapaciteteve dhe të shkathtësive të vajzave Kosovare në shkollat e mesme dhe universitet. Për 12 muaj, pas trajnimit, 15-20 vajza të paguara do të prodhojnë kontent vazhdimisht çdo muaj, nën udhëheqjen e KosovaLive, të cilat do të publikohen lokalisht dhe ndërkombëtarisht. Pjesëmarrja nga Globalgirls është me rëndësi dhe është e domosdoshme që ato të angazhohen me pjesëmarrje të rregullt në akademi (15 -30 Maj) dhe gjatë takimeve javore në KosovaLive. (Ne do të shkruajmë kërkesa për lirim nga shkolla vetëm për pjesëmarrëset e përzgjedhura!)
Trajnimi “Vajzë Dëgjohu! Girl be Heard” do të udhëhiqet nga regjisorja çmim-fituese, e dokumentarëve dhe filmave, Amie Williams, (Yale: English & Theater Arts; UCLA Film Production) Drejtoresh Ekzekutive and Bashkë Themeluese e GlobalGirl Media. Amie Williams, ka prodhuar, xhiruar, dhe edituar më shumë se 100 projekte, për media me renome botërore: PBS, Current TV, Al Jazeera English, Discovery Channel, California Democratic Party, Canadian TV, labor unions (SEIU UNITEHERE, AFTRA) and BBC. Ju lutem shikoni profilin virtual të Amie Williams!
Kriteret e Selektimit
– Duhet të jetë vajzë nga mosha 17-25
–E regjistruar në shkollë të mesme dhe/apo universitet (Prioritet vajzave në Shkollat e Mesme Publike & Universitetit Publik)
– Demonstroj interesim në gazetari/ çështjet e përditshme/film dhe të demonstroj shkathtësi komunikative
– E gatshme të dedikoj dy javë të plota nga 15 – 30 Maji, nga ora 10:00– 15:00.
– Mbush formularing deri më: 5 Maj 2015 në orën 24:00
– Finalistet do të kontaktohen për intervistë.
Aplikacionet duhet të përmbajnë këto:
-Aplikacioni i kompletuar me të gjitha hapësirat e mbushura, klikoni këtu!
– Një letër apo email (office@globalgirlmedia.org dhe social@kosovalive.org ) nga shkolla, nga ndonjë asociacion apo person profesional që spjegon në mënyrë të detajuar interesimin e kandidates në gazetari, shkrim, art, film dhe aktivizëm në komunitet.
Kërkesat e Byros:
- Pjesëmarrje e rregullt për 2 javë në trajnimin GGM – “Girl be Heard! Vajzë Dëgjohu!” (15– 30 Maj 2015)
- Dedikim 1 vjeçar në byron KosovaLive- GlobalGirlMedia (12 muaj)
- Pjesëmarrje e rregullt në takimet javore (Një herë në javë)
- Prodhim i artikujve & videove/filmave nën mentorimin e stafit lokal nga KosovaLive dhe ndërkombëtar nga GGM
Benefitet – Shkathtësitë për Punësim:
- Rrit aftësitë për komunikim: fjalim, shkrim, prezentim
- Mëso të krijosh, dizajnosh, dhe promovosh blogun, përzgjedhjen e temave të vlefshme për blogim, dhe arritjen e audiencës
- Përfito përvojë praktike në intervistim dhe reportim duke prodhuar storjet e tua të shkruara dhe vizuele
- Mëso teknikat e editimit të zërit, integrimin e muzikës dhe teknikat e ndriçimit për video
- Mëso të bëhesh regjisore dhe të xhirosh filimin tënd -xhiro filmin tënd!
- Bëhu gazetare e publikuar dhe mbaruese e filmave për të pavarurën KosovaLive360.com, Kosovalive.org, and GlobalGirlMedia.org, dhe GGMN.tv
- Përfito përvojë praktike në punë
- Ndërto CV-në dhe portfolion tënde
- Mëso të aplikosh për punë dhe të identifikosh mundësitë më të mira të punësimit
Benefitet – Financiare/Personale/Edukimit:
- Pozitë e Paguar
- Bëhesh gazetare e publikuar ndërkombëtarisht si dhe regjisore e shikuar ndërkombëtare.
- Profesioniste e Çertifikuar Ndërkombëtarisht nga KosovaLive-GlobalGirlMedia
- Publikime në KosovaLive360, KosovaLive.org, Globalgirlmedia.org, & GGMN.tv dhe në media të tjera
- Mundësi punësimi afatgjate në KosovaLive360, KosovaLive.org, SociaLive apo në kompani të tjera të mediave lokale, ndërkombëtare apo të fushave kreative, sikurse agjencive të marketingut, firmave private dhe organizatave joqeveritare.
- Bursa meritore për Universitetin e Prishtinës nga Flora Stationery
- Mundësi të Shkëmbimeve për Semester (Studim 1 semester në Amerikë) në baza meritore dhe të dedikimit në byro në Miami University, USA
- Praktika në Organizata lokale, Mundësi rrjetëzimi me lider, Mundësi punësimi afatgjatë pas kompletimit të programit
- tMundësi të udhëtimeve ndërkomëtare dhe të avansimit profesional
- Mundësi të rrjetëzimit ndërkombëtar përmes GlobalGirlMedia Network(Bureaus: Los Angelos, New York, Chicago, London, Morrocco, South Africa, Oakland, & Kosova)
- Dëgjohuni ndërkombëtarisht! Kontribo në Diplomacinë Publike dhe Digjitale të Kosovës!
Nga byroja do të përfitojnë vajzat nga mosha 17-25 vjet nga grupet etnike: shqiptar, serb, turq, boshnjak, ashkali dhe roma.
Për më shumë informata për GlobalGirl Media visitoni :www.globalgirlmedia.org dhe www.ggmn.tv
Për më shumë informata për KosovaLive Organisation & KosovaLive360, ju lutem visitoni:www.kosovalive.org, www.kosovalive360.com and www.kosovakosovo.org
Plotësoni aplikacionin këtu: Girl Be Heard Academy! Akademia Vajzë Dëgjohu! deri më 5 Maj 2015 (24:00)
Për pyetje në lidhje me byron KosovaLive-GlobalGirlMedia (GGM) ju lutem kontaktoni:
Annea Hapçiu, Country Director për GGM-KosovaLive
KosovaLive Organisation, Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtina, Kosova, 10000, annea.hapciu@kosovalive.org, +381 38 248 276/277
Sesion Informues për “Girl be Heard! Vajzë Dëgjohu!” do të mbahet më 20 Prill 2015 (nga ora 12:00-13:00) në KosovaLive (Zyret: afër RTV21, te Prince Coffee House, kati i dytë mbi Zërin. Nëse nuk mund të na gjeni, na thirrni në: +381 38 248 276)