Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Kullën e Ahmet Delisë, e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, përmes një ekspozite shfaqet kronologjia historike që do të qëndrojë si testament i jetës së heroit Ahmet Delia.
Përmes artefakteve ftohemi të udhëtojmë në veprimtarinë dhe sakrificat e një luftëtari të lirisë i cili ishte i angazhuar në një sërë fushatash ushtarake dhe kuvende popullore.
Beteja e tij e fundit në dhjetorin e vitit 1912, ku Delia i armatosur vetëm me sëpatë mbron gjitonët, vulos figurën e tij në traditën epike dhe qëndresës shqiptare në Kosovë.
Ekspozita e realizuar nga KnKub Heritage, mbështetet nga Ministria e Kulturës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.