Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret Lord Peach: Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën

Nën 29, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach. Emisari Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, poashtu dhe me emisarin Peach.

Ai e informoi emisarin Peach rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës. Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhimin e përkushtimin e saj jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres.

Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM