Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Vendoset gurthemeli i çerdhes në Deçan

Dhj 2, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në vazhdën e realizimit të politikave arsimore për zgjerimin e infrastrukturës fizike për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, ka vendosur gurthemelin e çerdhes në Deçan.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, objekti i kësaj çerdhe është i destinuar për sistemimin e 120 fëmijëve, për të cilët do të sigurohen të gjitha hapësirat e nevojshme.

Nagavci tha se ndjehet e lumtur që është ndarë buxheti për ndërtimin e çerdhes në Deçan, ndërsa falënderoi drejtuesit e Komunës së Deçanit për bashkëpunimin në sigurimin e lokacionit dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm për realizimin e këtij projekti.

Ministrja Nagavci po ashtu tha se, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi kanë miratuar buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar çerdhe aty ku ka nevojë, me ç’rast ftoi edhe njëherë komunat për bashkëpunim në sigurimin e lokacioneve dhe aspektit tjetër formal teknik, në mënyrë që të krijohen hapësira të mjaftueshme për përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Ndërtimi i çerdhes në Deçan ka vlerën 708.902.53 euro dhe hapësirë të organizuar në dy kate me sipërfaqe 1552m², thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-it.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM