Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi viziton Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës

Dhj 4, 2023

“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”, këtë e theksoi zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij në Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

Gjatë vitit të kaluar i cili u shpall viti i personave me nevoja të veçanta, Qeveria ndërmori iniciativa të ndryshme ku shprehu përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.

Për të ndihmuar në kushtet e tyre, ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore.

Gjithashtu edhe Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim. Kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive, ka objektiv edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.

Ne besojmë fuqishëm se arsimi është instrumenti thelbësor për të ndryshuar të ardhmen e përmes arsimit gjithëpërfshirës rrisim edhe mundësinë për punësim.

Ndërthurja e bashkëpunimit e koordinimit edhe me partnerë tanë është një aspekt i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti, por edhe një vlerë e shtuar që ndihmon në forcimin e iniciativës sonë për përmirësimin e mundësive arsimore.

Gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.

Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM