Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka pritur futbollisten dhe gazetaren e sportit në Deuche Welle, Danya Barsalona, bashkë me kolegen e saj gazetare në DW, Vjosa Çerkini, e cila kishte ardhur për vizitë në Kryeqytet dhe për të mbajtur trajnim në futboll për vajzat tona të KFV “Prishtina”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Barsalona e cila aktualisht luan për ekipin e futbollit të vajzave në Gjermani, FC Viktoria Berlin ka ardh në Prishtinë për të mbajtur trajnim në futboll për vajzat tona të KFV Prishtina. Po ashtu, bashkë me Çerkinin kanë mbajtur trajnim me gazetarë të sportit për të treguar mënyrën se si mund të gërshetohet raportimi në këtë fushë duke qenë vet pjesë aktive e sportit.
Danya Barsalonas i dhurova “Abetaren e Kryeqytetit” për ta informuar më shumë për Prishtinën tonë.