Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se do të mbahet Gala Koncerti i Vitit të Ri 2024 nga Opera e Kosovës.
Një mbrëmje në botën e mrekullueshme të muzikës operistike përmes një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura, të interpretuara nga një kastë e jashtëzakonshme solistësh: Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës.
Nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, koncerti organizohet në sallën “AMC” – Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë (Mazgit, Obiliq) më 10 dhjetor 2023, prej orës 19:30, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.