Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, ka pranuar një informatë (video incizim) se një person i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një lokacion të panjohur. Pas pranimit të informatës sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, menjëherë ka filluar hetimet ku është identifikuar i dyshuari: F.B, i datëlindjes 2001 m/sh/k. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Suharekë, është intervistuar ka i njëjti ka pranuar se posedon dy armë,:
Një pushke gjysmë automatike e llojit Rifle,model VSKA prodhim Centry Arms me numër serik SV7111380 kal.7.62 X39,e cila sipas rregullave është armë sportive që përdorët vetëm në poligone të gjuajtjes.
Një pistoletë model AREX ALPHA me numër serik A26010 për te cilat ka pëlqimin sipas ligjeve në fuqi por ende është në proces të pajisjes për leje. Po ashtu janë sekuestruar njëqind e tetëmbëdhjete (118) copë fishek kal.7.62×39 mm dhe njëzet e pesë (25) copë fishek te kal.9×19 mm për hetime te mëtejme.
Po ashtu i dyshuari në deklaratën e tij ka pranuar se me datën 27.11.2023 rrethe orës 13:30 kishte shtënë me armen gjysmë automatike në bjeshkët e fshatit Dellocë KK Suharekë.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar për krime te rënda dhe me urdhër të tij është iniciuar rast Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës, Përdorim i Armës rasti në procedurë te rregullt, thuhet në postimin në facebook të PK-së.