Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se gratë kanë dhënë kontribut të madh në arkitekturën botërore, nga pioneret e shekullit 20 e deri sot me studiot e mëdha ndërkombëtare të arkitekturës, të cilat janë publikuar në ekspozitën “Buone Nuove – Women Changing Architecture” e cila po mbahet në Fakultetin e Arkitekturës në UP, e organizuar nga Ambasad d’Italia a Pristina-Embassy of Italia in Pristina.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë ekspozitë mund të shihen edhe punimet e dy arkitekteve tona të mrekullueshme, Suadë Doko Mekuli dhe Shqipe Nixha.