Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Organizata “Artpolis” dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, gjatë një jave kanë prezantuar ekspozitën “KALEIDOSCOPE”.
Në ekspozitën në Prishtinë, prezente ishte deputetja Arjeta Fejza, këshilltarja politike e ministrit Hajrulla Çeku, Rozafa Imami, përfaqësues të organizatave, artistë dhe artdashës.
Veprat e shfaqura të 9 artistëve të rinj janë produkt i historive dhe tregimeve personale të mbivendosura dhe ndonjëherë konfliktuale të artistëve që jetojnë në dy kontekste të ndryshme, por të ndërlidhura. Është një bashkëpunim jo vetëm në nivel institucional, por më e rëndësishmja mes njerëzve që me të gjitha kufizimet, frikën dhe paragjykimet e mundshme morën pjesë në një dialog, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.