Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vendoset pllaka shënjuese në 25 vjetorin nga sulmi terrorist i Serbisë në lokalin “Panda” në Pejë

Dhj 14, 2023

Në 25- vjetorin e rastit “Panda” është vendosur pllaka shënjuese për këtë rast, në lokalin që në tetor të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme. 

“Në kulmin e terrorit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, në hapësirat e këtij lokali, më 14 dhjetor 1998, përmes urdhrave të sigurimit të shtetit të Serbisë, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast të inskenuar nga autoritetet serbe, u burgosën gjashtë të rinj shqiptarë të pafajshëm, të cilët u maltretuan rëndë nga policia serbe. Ata u shpallën të pafajshëm, por dëmi i shkaktuar nga pasojat e torturave në burgje është i pariparueshëm”, shkruhet në pllakë.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrat e drejtësisë Blerim Sallahu dhe Vigan Qorolli, si dhe Drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, vizituan hapësirat e lokalit “Panda”.

U theksua se si 25 vjet më parë nga sulmi terrorist i Serbisë në atë lokal u vranë gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekje për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Më pas, në Pejë i arrestuan më shumë se 150 shqiptarë. Të rinjtë Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç, u burgosën padrejtësisht dhe torturuan në burgjet serbe.

Në takimin e përbashkët me ish të burgosurit, ata rrëfyen për torturat ҫnjerëzore në qendrën e paraburgimit në Pejë, ku i kishin mbajtur deri në qershor 1999. Nga aty i kishin dërguar në burg në Leskovc të Serbisë.

Pas shumë maltretimeve të përjetuara në burgje, në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm, në mungesë të provave. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan, ndërsa Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000.

U theksua përgjegjësia e shtetit të Serbisë për të vërtetën për këtë rast, dhe të gjitha krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM