Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kuadër të një aktiviteti zyrtar pune, në konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, ministri Ejup Maqedonci u takua me ambasadorin Blerim Reka, me ç’rast koordinuan aktivitetet që planifikojnë të zhvillohen në ditët në vijim.
Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, përveç angazhimit në aspektin diplomatik për arritjen e interesave shtetërore, është adresë komunikimi dhe mbështetjeje për diasporën tonë në New York, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






