I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák ka folur për zhvillimet e fundit mbi procesin e dialogut dhe takimet që kishte me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Lajčák në postimin e tij në Facebook ka përmbledhur takimet që kishte me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic. Me zëvendëskryeministrin Bislimi ka diskutuar për çështjen e dialogut kurse me kryenegociatorin serb, Petkovic për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Diskutimet me të dy negociatorët kanë qenë produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme, ku edhe ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces.
Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkovic. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje.
Të mërkurën, u angazhova në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme.