Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD pret 23 bursistët nga mërgata të përzgjedhur në Programin për Diplomaci Qytetare

Dhj 20, 2023

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes për 23 bursistët nga mërgata të përzgjedhur në Programin për Diplomaci Qytetare.

Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja Liza Gashi, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, si edhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Gërvalla iu uroi mirëseardhjen bursistëve dhe theksoi rëndësinë e programit, duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm. Ajo vuri në pah përvojën e fituar gjatë vitit të kaluar dhe rezultatet e sjella nga gjenerata e parë e bursistëve, të angazhuar në MPJD gjatë vitit 2022-2023, një pjesë prej të cilëve tashmë kanë vendosur të mbeten në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre nëpër Institucione të ndryshme.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi tha se Programi për Diplomaci Qytetare, jo vetëm do t’i ofrojë këtë mundësi të angazhimit të profesionistëve të rinj nga diaspora, por njëherit synon të krijojë mundësi, që kuadrot tona në diasporë të përfshihen drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin e origjinës.

Gjatë kësaj ceremonie 23 bursistët, të cilët vijnë nga 14 shtete të ndryshme të botës, patën rastin që të prezantohen para të pranishmëve dhe të flasin për motivin dhe pritshmërinë e tyre për eksperiencën e cila i pret në Kosovë.

Për dallim nga gjenerata e parë, e cila ka qëndruar përgjatë gjashtë muajve në MPJD, bursistët e grupit të dytë të Programit të Diplomacisë Qytetare do të kenë mundësi që të japin kontributin e tyre për dhjetë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe ministri të ndryshme të linjës, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM