Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se kontigjent i specializuar i FSK-së të kërkim-shpëtimit ka zbarkuar për një mision humanitar për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.
Ngushëllime familjes Syla.