Në Prizren me një koncert të mrekullueshëm u festua 55-vjetori i organizatës “Durmish Aslano”.
Këngët e vjetra, të shoqëruara nga muzika autoktone që konsiderohen trashëgimi për më shumë se 200 vite, me një program shumë cilësor u prezantuan para qytetarëve, ndërsa u shënua një moment festiv për trashëgiminë kulturore rome, por gjithashtu u bë një rrugëtim emocional për të ruajtur thelbin e kësaj kulture të pasur.
Në këtë ngjarje të mbështetur nga Ministria e Kulturës, morën pjesë zëvendësambasadorja e SHBA Alyson Grunder, këshilltarja e kryeministrit Kurti për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing, këshilltari i ministrit Çeku, Onur Canhas, përfaqësues të organizatave dhe qytetarë artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.