Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci merr pjesë në Olimpiadën e 16 të Matematikanëve të Kosovës

Dhj 23, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Olimpiadën e 16 të Matematikanëve të Kosovës, në të cilën po marrin pjesë 500 garues nga të gjitha komunat e Kosovës.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, në këtë ditë të spikatur na vijnë në mendje fjalët e pionierëve të shquar të fushës së shkencave në përgjithësi, dhe matematikës në veçanti.

Nagavci theksoi se, ndjehet krenare që mbështetja që po ofron Ministria e Arsimit për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës po jetësohet me organizimin e Olimpiadës së 16, e cila këtë vit përfshinë edhe nxënësit e klasave VII dhe VIII.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci theksoi se Olimpiada merr rëndësi të veçantë duke ditur se fituesit e sotëm do të përfaqësojnë Kosovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare siç janë: Olimpiada e Matematikës në Mbretërinë e Bashkuar, Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza në Gjeorgji dhe Olimpiadën e Matematikës Kosovë-Shqipëri.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për matematikën folën edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi dhe akterë të tjerë të rëndësishëm të institucioneve arsimore, thuhet në postimin në facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM