Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI dhe OEK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Dhj 23, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e mësimit dual në Republikën e Kosovës, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, duke e konsideruar si rrugë drejt zhvillimit të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.

Në vazhdën e veprimeve për zbatimin e mësimit dual, me vendim të Kryeministrit janë themeluar dy trupa nacionale, përkatësisht Komisioni Ekzekutiv për Zhvillimin e Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Kundrejt Nevojave të Tregut të Punës dhe Taska Forca për Inicimin dhe Implementimin e Arsimit Dual në Kosovë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje ka theksuar se, se nuk mund të ketë një arsim dhe aftësim profesional, e aq më pak arsim dual pa angazhimin e ndëmarrjeve dhe Odës në këtë rast.

Nagavci kërkoi një angazhim nga të gjithë që kjo politikë e cila çon drejt zhvillimit të forcës punëtore, e më pas në zhvillim ekonomik të jetë prioritet edhe për akerët tjerë, e në veçanti Odën Ekonomike.

Ndërsa, Lulzim Rafuna, kryetar i OEK u zotua që do jetë përkrah bizneseve që ata përfaqësojnë edhe si Odë, por duke angazhuar edhe zyrat rajonale dhe do të përmbushin obligimet që dalin nga kjo Marrëveshje, me qëllim të implementimit të plotë të arsimit dual.

Rafuna po ashtu e vuri në theks nevojën për arsim dual meqë do jetë një sistem i cili do lidhë ngusht ndërmarrjet me punëtorët e ardhshëm të tyre, që nga fillet e tyre në profesion. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka iniciuar mësimin dual në kuadër të politikave të reja meqë ky modalitet do të ju ofroj të rinjve mundësi më të shpejtë për depërtim në tregun e punës, ndërsa bizneseve e ndërmarrjeve profesionistë të nevojshëm.

Në kuadër të kësaj, MAShTI tashmë ka filluar pilotimin e mësimit dual në 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna të ndryshme, për të vazhduar në të ardhmen edhe me profile të tjera, bazuar në kërkesat e tregut të punës, respektivisht ndërmarrjeve, thuhet në postimin në Facebook të MASHTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM