Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se me shumicë votash të këshilltarëve komunal u votua Rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike në Kryeqytetin Prishtina. Në rregulloren e votuar është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre. Po ashtu, gjatë seancës u votua propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë, edhe kjo mjaft pozitive për banorët.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se është bërë zgjatja e orarit të punës së Prishtina Parking deri në orën 23:00 me qëllim që të sigurojë se në zonat rezidenciale hapësirat shfrytëzohen nga banorët rezident. Kësaj i është bashkangjitur edhe kufizimi i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që prioritet të jetë banori i rrugës përkatëse.
Një punë e përbashkët nga të gjithë pjesmarrësit, grupi punues, Prishtina Parking dhe kontributi përmes propozimeve/amandamentimeve nga anëtarët e Kuvendit Komunal, tashmë ka sjellë një rregullore që siguron funksionalitet dhe rregull në lagje dhe në parkingjet e Prishtinës.