Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE lanson projektin 7 mil.€ për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Jan 25, 2021

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me ministrin e Drejtësisë të Kosovës, kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, lansuan Programin e Bashkimit Evropian/Sektorit të Drejtësisë në Kosovë. Projekti do të implementohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë eurosh, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

BE-ja aktualisht është duke investuar rreth 50 milionë euro të fondeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Antarësimit (IPA) në sundimin e ligjit në Kosovë.

Projekti do të punojë me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë si dhe me aktorë të tjerë kyç në këtë sektor. Fokusi kryesor i projektit është përmirësimi i koordinimit në sektorin e drejtësisë dhe mbështetja në zbatimin e strategjisë së sektorit të Sundimit të Ligjit. Një draft i kësaj strategjie është vënë në konsultim në 18 janar. BE
dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Programi synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo
qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

Ambasadori Szunyog theksoi se një sistem i drejtësisë i pavarur, i paanshëm dhe profesional është element thelbësor për një shoqëri demokratike dhe se qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë të presin që të kenë institucione të pavarura dhe profesionale të sundimit të ligjit në shërbim të tyre dhe që këto institucione të sigurojnë të drejtat e tyre civile dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) si partner udhëheqës së bashku me partnerët e projektit: Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC, Holandë) dhe Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.https://youtu.be/Lv-iFklaYMY

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM