Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Slogani “Shteti. Shtet” tregon se nuk guxojmë të eksperimentojmë me sakrificën shekullore

Shk 12, 2021

Kryeministri Avdullah Hoti, tha të premten në përmbyllje të fushatës zgjedhore, se slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) “Shteti. Shtet.” është dëshmi se nuk guxojmë të eksperimentojmë me sakrificën shekullore.

“Ne e hapëm këtë fushatë me sloganin ‘Shteti. Shtet.’ E bëmë këtë për t’iu rikujtuar të gjithëve se lirinë dhe demokracinë, që e gëzojmë sot, sado e brishtë, nuk guxojmë ta marrim si të mirëqenë. E vendosëm këtë slogan sepse nuk guxojmë të eksperimentojmë mbi sakrificën shekullore, rezistencën paqësore dhe ushtarake, dhe mbi amanetin e të rënëve për liri e pavarësi”, tha kryeministri Hoti.

Ai tha se slogani i LDK-së demanton idetë që dëmtojnë shtetin, dhe fuqizon Republikën e Kosovës si projekt të përjetshëm.

“Republika jonë është rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë për liri e pavarësi. Sigurisht se në rrugëtimin tonë kemi shumë sfida, të cilat po i tejkalojmë me kokën lartë, me shumë punë e përkushtim, me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu e ndërtojmë kohezionin e nevojshëm shoqëror për të ardhmen evropiane dhe fuqizimin e Republikës – shtetit tonë”, shoi Hoti.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, asnjëherë nuk heq dorë nga ëndrra e të parëve, nga ideali për Kosovën demokratike, për Kosovën evropiane, ku mbizotëron toleranca dhe fjala e lirë, ku vlerësohet puna e përkushtimi ndaj familjes e ndaj shtetit, ku respektohet integriteti dhe dinjiteti i secilit.

Ai i ka ftuar qytetarët, të të gjitha moshave, burra e gra, djem e vajza, të votojnë Lidhjen Demokratike, me numrin 132.

“Ju ftoj të votoni numri 132 dhe Lidhjen Demokratike. Sepse është e qartë se vetëm me neve forcohet dhe zhvillohet shteti. Ne e kemi dëshmuar fuqishëm këtë në këta muaj të qeverisjes. Për vetëm pak muaj në qeveri, ne e normalizuam dhe stabilizuam vendin”, tha në fund Hoti, në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM