Build Skills with our trainings

Sign up now!

IAP: Procesi zgjedhor është zhvilluar në atmosferë të sigurt, qetë, e demokratik

Shk 15, 2021

Avokati i Popullit ka vëzhguar për së afërmi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura dje, më 14 shkurt 2021, gjithmonë duke pasur parasysh se e drejta për të votuar është thelbësore për demokracinë e bazuar në vullnetin e popullit.

Bazuar  në  parimet  e  monitorimit  të  pavarur  dhe  të  paanshëm, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 43 punonjës të IAP-së, të cilët, të shpërndarë në ekipe lëvizëse (mobile), kanë vëzhguar procesin e votimit nga   perspektiva e të drejtave dhe e lirive të njeriut në  pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Nga ajo që është raportuar nga terreni, Avokati i Popullit konsideron se në tërësinë e vet, procesi zgjedhor është zhvilluar në një atmosferë të sigurt, i qetë, i lirë e demokratik. Pjekuria e qytetarëve në njërën anë, angazhimi maksimal të cilin KQZ-ja e ka treguar në tërësinë e vet në përgatitjet dhe në organizimin e këtyre zgjedhjeve, kanë shënuar moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe nivelin e demokracisë në vend.

Prandaj, nga perspektiva e respektimit dhe e ushtrimit të kësaj të drejte politike, Avokati i Popullit shpreh konsideratën dhe vlerësimin e tij maksimal. Po ashtu, Avokati I Popullit vlerëson Policinë e Kosovës për mbështetjen profesionale që ka ofruar përgjatë gjithë ditës së zgjedhjeve nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke garantuar siguri dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Gjithsesi, duke e pasur parasysh vështirësinë që ka një proces zgjedhor, ka pasur segmente specifike nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut që kanë tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të Avokatit të Popullit.

Realizimi i zgjedhjeve në situatë pandemie ka imponuar kërkesa specifike përkitazi me masat anti-COVID. Mundësitë e zbatimit  të distancës ndërmjet  votuesve  nuk  kanë  ekzistuar në secilën qendër   votimi, në radhë të parë, por as ndërmjet administruesve të procesit. Ky problem është shfaqur veçmas në qendra të mëdha votimi (kryesisht në qytete), ku fluksi I votuesve ka qenë më i madh. Megjithatë ka pasur respektim sa i përket bartjes së maskave dhe përdorimit të dezinfektuesve.

Në anën tjetër, shumica e shkollave që shërbenin si qendra votimi nuk ofronin kushte të përshtatshme infrastrukturore (mungesa e pjerrinave, ashensorëve etj.) për personat me aftësi të kufizuara në të ecur dhe për personat e moshës së tretë. Të shumtën e herëve, vendvotimet ishin në katet e dyta apo në të treta dhe kjo ka paraqitur vështirësi në realizimin e së drejtës së tyre për të votuar. Ndërkaq, pothuajse të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të pajisura me fletëvotime me alfabet të Brajlit, për rastet kur votuesit mund të jenë persona të verbër.

Po ashtu, bazuar në mandatin specifik që ka Avokati i Popullit, ka monitoruar për së afërmi institucionet  ku mbahen personat e privuar nga liria, si: qendrat e paraburgimit, qendrat korrektuese dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. Vëzhguesit e IAP-së gjatë monitorimit  kanë vërejtur se për shkak të bartjeve që kanë ndodhur me të (para)burgosurit, pasi janë dërguar të dhënat përkitazi me ata që kanë të drejtë vote, ka pasur raste kur persona të privuar nga liria nuk kanë pasur mundësi të votonin, sepse emri i tyre nuk ka qenë në listat e ekipit mobil, ndërkaq nuk janë verifikuar aty për aty edhe me listën e përgjithshme të votuesve.

Po ashtu, nën monitorimin  e vëzhguesve nga IAP-ja ishin edhe  shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, shtëpitë integruese në bashkësi, Qendra për Integrim dhe Rehabilitim të të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK). Në këto institucione, administrimi i votimit është bërë nga ekipet mobile të KQZ-së, thuhet në komunikatën për media e IAP.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM