Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, thekson se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Kryeministri Hoti fton organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uron shërim dhe kthim sa më të shpejtë në kryerjen e detyrës së tij, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.
“Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet të tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”, thekson kryeministri Hoti.