Build Skills with our trainings

Sign up now!

Aq e vogël, edhe Kosova po i “kontribuon” ngrohjes globale

Qer 30, 2019

Arsim Kadiri, ndryshe profesor i gjeografisë në Rahovec që 40 vite merret me kultivimin e produkteve bujqësore, thotë se efektet e ndryshimeve klimatike po i vëren dhe tek produktet që i kultivon.

“Mendoj që ngrohja globale ka ndikuar shumë sidomos në 5 vitet e fundit. Unë kurrë më herët nuk kam hasur në këso lloj sëmundjesh tek specat që i kultivoj, kurse vitëve kjo gjë ka ndodhur dhe kam pasur humbje deri në 5 hektarë ari dëme,” shprehet Kadiri.

Ekologia Ferdije Etemi si kontribues më të mëdhenj në Kosovë kur bëhet fjalë për ngrohjen globale sheh termocentralet, veturat dhe prerjen e pyjeve.

“E para, termocentralet që prodhojnë energji nga lëndet fosile ndikojnë shumë në emitimin e dioksid të karbonit dhe rritjes së sasisë së tij në atmosferë. E dyta, veturat që shfrytëzojnë lëndët djegëse fosile-nafta dhe derivatet e saj, lirojnë dioksid karboni dhe okside te azotit, gazra këto që ndikojnë në ngrohjen e atmosferës. Dhe në fund, prerja e pyjeve është e dëmshme pasi që pyjet kanë aftësi të absorbimit të dioksidit të karbonit nga atmosfera dhe ndikojnë në zvoglimin e sasisë së tij në atmosferë,” shprehet Etemi.

Ndryshe, ngrohjen globale e shkaktojnë gazrat që prodhojnë të ashtuquajturin “efektin serrë” të cilët e absorbojnë energjinë diellore që reflektohet nga sipërfaqja e Tokës dhe  e mbajnë atë të mbyllur në atmosferë që ndikon në ngrohjen e saj. Gazrat kanë kohëzgjatje të ndryshme të qëndrimit në atmosferë, kështu që efekti i tyre i dëmshëm është afatgjatë. Shkrirja me shpejtësi enorme e akullnajave në polin verior dhe jugor ka pasoja edhe më të mëdha, sepse ndikon në gritjen e nivelit të detit por edhe në rritjen e temperaturave ekstreme.

“Këto mund të përcillen edhe me vërshime që do të shkakton ç’vendosjen e popullatave nga një vend i goditur në një vend më të sigurt, dhe këto mund të përcillen edhe me epidemi të shkaktuara nga organizma patogjenë që i transmetojnë insektet vektore, siç janë disa lloje të mushkonjave. Në akullnaja gjendet e lidhur një sasi e madhe e ujërave sipërfaqësore që konsiderohen ujëra rezervë. Shkrirja e tyre e shpejtë i zvoglon këto rezerva dhe ka edhe pasoja tjera”, shprehet Etemi.

Sipas profesor Sylë Tahirsylaj, i njohur si mweteorologu më i njohur kosovar, çështja e ndryshimeve klimatike është diskutabile, me dy grupe shkencëtarësh profilesh të ndryshmeve klimatike që nuk pajtohen mes veti. Grupi më i madh konsideron se ndryshime klimatike ka, ndërkohë që grupi tjeter e kundërshton këtë ,e pohimin se kemi të bëjmë vetëm me lëkundje të proceseve metorologjike që ndodhin ndër vite.

Tahirsylaj prezanton disa të dhëna në favor të cikleve të ndryshimeve klimatike.

“Bazuar në të dhënat e Entit Hidrometorologjikë të Serbisë, në 1963 në Kosovë ështëshënuar temperatura më të ulët që është hasur ndonjë,përkatësisht në Gjilan -32.4 C. Dy vite më vonë kemi të regjistruar temperaturën më të lartë +39.0 C , dhe deri më tash nuk ka tejkalim të kësaj vlere.Më 1908 ka pasur shumë problem me ujin, sepse ka qenë thatësi e madhe.Pra, me një fjalë, këto janë procese atmosferike që varen nga shtrirja gjeografike e territorit të Kosovës”, thotë Tahirsylaj.

Sipas tij, krejt këto nuk duhet të merren si diçka alarmante, siç po bëhet nganjëherë, sepse ”Kosova është vetëm një pikë në hartën botërore dhe nuk mund të ndikojë në ndryshmet klimatike”, ndonëse duhet monitoruar elementet meteorologjike.

Edhe ai, megjithatë e sheh si një problem tepër të madh prerjen e pakontrolluar të pyjeve në Kosovë, që rrjedhimisht ndikon në degradimin e tokës, përkatësisht në shembjen e dheut, dhe si pasojë Kosova e “humb filtra natyral të pastrimit të ajrit”.  

Sipërfaqja e mbuluar me pyje dhe tokë pyjore në Kosovës vlerësohet në 47.4% (510,200 ha), më shumë se sa në shtetet e rajonit (Shqipëria 28%, Maqedonia 39%, Mali i Zi 40% dhe Serbia 31%). Por, problem është degradimi të vazhdueshëm nga njerëzit qe bëjnë prerje ilegale, ose nga zjarret.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor më 2014 ka hartuar Strategjinë për ndryshimet klimatike 2014-2024, dhe si objektiva kryesore të saj janë zhvillimi i kapacitete për t’i përmbushur obligimet e ardhshme sipas Konventës UNFCCC (Konventën në Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike) dhe si anëtare e Bashkimi Europian.

Sipas kësaj strategjie, Kosova pretendon të ngadalësojë rritjen e emetimeve të gazrave serrë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Mjekja Tahire Gjergji, rrëfen për disa pasoja të ngrohjes globale tek shëndeti i njeriut, lidhur ngushtë me faktorët mjedisor (uji, ajri, toka…).

“Hulumtime të shumta flasin në favor se ndryshimet klimatike ndikojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë, në vdekje të parakohshme, rritje të sëmundëshmërisë së përgjithshme, përkeqësim të sëmundjeve ekzistuese, ulje të imunitetit etj. Kështu, për shembull, në rast të temperaturave të larta apo ndotjes së ajrit pasojat më të shpeshta shëndetësore janë: goditja nga të nxehtit, vdekja e papritur, helmimet me ushqim, rritje e incidencës së asthmës bronkiale, sëmundje kronike obstruktive pulmonare dhe sëmundje tjera të sistemit të frymëmarrjes, pastaj sëmundje kardiovaskulare, sëmundje alergjike…,” spjegon Gjergji.

Rinora Gojani, program menaxhere në kuader të BGF (Balkan Green Foundation) thotë se sipas hulumtimeve të kësaj o0rganizate joqeveritare, në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, historikisht janë vërejtur disa ndryshime që lidhen me ngrohjen globale.

“Temperatura në rritje që nga viti 1960, me ngrohje më të madhe gjatë verës dhe frekuenca të rritura dhe ashpërsi e valëve të nxehtësisë. Tjetër, ndryshime në reshje që nga viti 1960 që pasqyrojnë një rënie të përgjithshme. Që nga viti 1980, rritja e intensitetit dhe frekuenca e ekstremeve të reshjeve; p.sh., ngjarjet e shiut të dendur dhe thatësirat, përfshirë ato në Kosovë më 1993, 2000, 2007, 2008 dhe 2013; dhe në fund rritja e numrit të zjarreve të pyjeve që nga viti 2000″, thotë ajo.

Gojani tregon se Balkan Green Foundation është kundër ndërtimit të TC Kosova e Re. Sipas saj, ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. A

Sipas saj, me ndërprerjen e këtij projektit “të dëmshëm”, Kosova do të kishte mundësi të ndërtojë një të ardhme europiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Kosova ka potencial të konsiderueshëm diellor me një mesatare prej 278 ditësh me diell dhe 2000 orë diell në vit. Gjithashtu, investimet e fundit në energji të erës në Kamenicë, Mitrovicë dhe Vushtrri tregojnë se Kosova ka potencial dhe se njëkohësisht investitorët e huaj janë të interesuar të investojnë në prodhimin e energjisë nga era. Investimet në energji të ripërtëritshme fillimisht janë të kushtueshme kur instalohen, mirëpo afatgjatë ato mbesin opsioni më i lirë për prodhimin e energjisë elektrike”, thotë Gojani.

Granit Gashi, asistent i projektit ‘’Climate for Change’’ nga organizata GAIA me seli ne Prishtinë, tregon se duke parë mungesën e përfshirjes së publikut kosovar rreth kësaj problematike, kishin vendosur të sjellin informata rreth kësaj çështjeje. Në fillim të projektit ishin realizuar dy pyetësor, nga të cilët rezultoi se  rreth 48% të të anketuarve i konsideronin problemet mjedisore në Kosovë si alarmante, 66% e konsideronin ndotjen e ajrit si problemin kryesor mjedisor. Është interesante se vetëm 3.2% e të anketuarve i shihnin ndryshimet klimatike si një çështje të rëndësishme mjedisore.

“Projekti si qëllim kryesor ka informimin e të rinjve mbi këtë problem, përmes info sesioneve, punëtorive nëpër shkolla të mesme dhe fakultete, trajnimeve të aktivistëve të ndryshimeve klimatike, aksioneve të mitigimit të këtyre ndryshimeve (si psh.krijimi i traditës së mbjelljeve të pemëve), si dhe aktiviteteve në fundvit, ku do të informojnë pjesëmarës rreth aksioneve që duhet marrë për të kontribiuar në luftën  globale kundër ndryshimeve klimatike (me rastin e ‘Climate action day’)”, thotë Gashi.

Deri më tani janë mbajtur 11 sesione informuese, të cilat do të vazhdojnë përderisa të mos të krijohet një grup të njerëzve të gatshëm për trajtim të përhershëm të këtij problemi. Mosha e targetuar është 15 deri 30 vjeç.

Ndryshe, Kosova që nuk është pjesë e UNFCCC, nuk mori pjesë në takimin që u mbajt nga 17-27 qershor  “Konferenca e Bonn-it për Ndryshimet Klimatike”. Në kuadër të konferencës pati  takime dhe seanca negociuese me qëllim të vendosjes së skemës për ngritjen e ambicies për të frenuar emetimet e gazrave serrë dhe për të përshpejtuar përpjekjet për ndërtimin e elasticitetit dhe për të siguruar që politika e klimës të ndërtohet në një bazë solide të shkencës dhe njohurive më të mira në dispozicion.

DJELLZA IMERI dhe Albina Avdyli, Blerta Ukshini dhe Gentiana Ahmeti

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM