Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një projekt nga i cili të rinjtë po dalin me një sy më kritik të shkrim/leximit

Nën 15, 2017

Rijad Morina, nxënës i shkollës së mesme „Fehmi Lladrovci“ në Drenas, vlerëson atë që përfitoi nga pjesëmarrja në një projekt të mendimit kritik.

“…më ndihmoi ta zhvilloj mënyrën e të shkruarit dhe të menduarit kritik. I kam zhvilluar aftësitë e të punuarit në grup,” thotë ai duke i referuar trajnimin treditor në programin „Ponder“, në kuadër të organizatës Innovations Lab Kosovo, e cila është pjesë e UNICEF-it. Trajnimi është implementuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare PEN.

“Në këtë trajnim kam mësuar gjëra të reja mbi Wikipedia-n dhe mbi mënyrën e publikimit të lajmeve. Përveç kësaj, kam krijuar po ashtu një rreth të ri shoqëror”, thotë Rijadi.

Oliver Schuett, shefi i Departamentit të Demokratizimit në OSBE, që e mbështeti këtë projekt thekson rëndësinë e ngritjes së zhvillimit të nivelit të mendimit kritik sidomos tek të rinjtë.

“Në botën e sotme, me rrjedhë të madhe të informatave, brenda dhe jashtë rrjetit të Internetit, është qenësore që shoqëria e informuar të gjykojë se cilat informata vijnë nga burime të besueshme e cilat informata janë të rreme”, tha ai për KosovaLive.

Sipas tij, nëpër shtatë edicionet e deritashme të “Ponder”, kanë kaluar mbi 200 të rinj.

“Nga 200 të rinjsh, 46 prej tyre kanë arritur që të fitojnë pozita të punëve praktike në institucione mediatike në vend, ndërsa 15 janë tashmë të punësuar në mediume”, ka thënë Schuett dhe shton se Misioni i OSBE-së në Kosovë planifikon të vazhdojë të mbështes punëtori të tjera të “Ponder”-it, sikundër edhe e platforma të tjera të ngjashme.

Hana Ilazi, kryesuese e këtij programi, thotë se është e befasuar me interesimin dhe aktivitetin e pjesëmarrësve të rinj për këtë program.

“Programi ka për qëllim zhvillimin e mendimit kritik, duke marrë parasysh që mediat janë burimi më i madh i informacionit, pra mediat janë pjesë kyçe e programit, duke marrë parasysh që shumicën e informatave ne i marrim prej mediave, mendimi kritik është tejet i nevojshëm në analizimin e këtyre informatave dhe filtrimin e tyre”, ka pohuar Hana e cila është edhe mentore.

Program që specifikisht u është dedikuar nxënësve e studentëve nga mosha 16 deri 21, ka filluar në tetor të vitit 2016 dhe për shkak të numrit të madh të aplikimeve është organizuar çdo muaj, zakonisht në Prishtinë. Tash e tutje planifikohet të mbahet çdo tre muaj sepse do të organizohet në mënyrë regjionale, që të mos përfshihen vetëm komunat e mëdha por edhe vendet rurale. Këtë vit në programin “Ponder” ka qenë e përfshirë edhe rinia nga Mitrovica e Veriut.

Pjesëmarrësve në program nga fundi u ofrohet mundësia të shkruajnë një artikull, e nëse ai i plotëson disa kritere profesionale, hapet mundësia edhe e praktikës në një nga media kosovare.

Këtë rrugë e ka kaluar Valbona Bytyçi, e cila praktikën e ka përfunduar në Kohavision, ndërsa tash është punësuar në portalin Ekonomia Online, në Prishtinë.

“Në ‘Ponder’ kam pasur një eksperiencë të paharrueshme: ndërlidhja e drejtpërdrejtë mes praktikës dhe praktikimit të asaj që kemi mësuar në diskutimet dhe i kemi bërë në grupe na ka bërë të mendojmë në mënyrë kritike. Praktika në Kohavision më ka ndihmuar shumë që për së afërmi të shoh se si kryhet puna në televizion po edhe të kem mundësi që për çështje të ndryshme të konsultohem me gazetarë që kanë pasur eksperiencë”, ka thënë Valbona.

Shkurta Spanca, studente e vitit të tretë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq e vë në pah ndryshimin e përjetuar pas këtij trajnimi të mendimit kritik.

“Tash mendoj se asgjë nuk është ashtu siç duket”, thotë Shkurta.

Eriona Hoti

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM