KosovaLive hap aplikimin për “Shkollën Verore për Krijimtari Mediatike”, që do të mbahet nga 3 deri më 7 gusht, në Prishtinë.

Shkolla verore ka për qëllim t’ua mundësojë pesëmbëdhjetë (15) të rinjve/rejave që kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë, të vijnë në Prishtinë për pesë (5) ditë me të gjitha shpenzimet e mbuluara, për të ndjekur trajnim 5 ditor (mbi krijimtarinë mediatike). Gjatë këtij programi të rinjtë dhe të rejat do të ekspozohen thellësisht mbi krijimtarinë mediatike, duke mësuar si të shkruajnë storje gazetareske, të prodhojnë video, të vlerësojnë informatat dhe përmbajtjet mediale si dhe të bëhen gazetarë.

Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë dhe të rejat nga mosha 18+

Çka mbulon programi:
1. Akomodimin (në hotel në Prishtinë)
2. Ushqimin
2. Transportin nga Fshati/Qyteti për në Prishtinë
* Pjesëmarrësit duhet të ndjekin të gjithë programin pesë (5) ditor.

Çfarë do të përfitoni:
1. Çertifikatë pjesëmarrje
2. Përvojë të jashtëzakonshme praktike mbi krijimtarinë mediatike.
3. Njoftim me shokë e shoqe të reja nga e gjithë Kosova.
4. Vizita nëpër kompani mediale dhe teknologjike

Afati i fundit për aplikim: 27 korrik 2020, 23:59.

Kliko këtu për të aplikuar!

Ky program është pjesë e projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy Pristina dhe Albany Associates.

Aktivitetet që do të mbahen gjatë kësaj Shkolle Verore janë përgjegjësi vetëm e trajnerëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.