Build Skills with our trainings

Sign up now!

Të rinjtë kosovarë të demoralizuar nga papunësia

Kor 6, 2015

Të rinjtë e sapodiplomuar në Kosovë janë të zhgënjyer me tregun aktual të punës. Shumica e tyre, edhe pasi përfundojnë studimet e larta dhe ato master sërish mbesin në mes të katër rrugëve, duke mos pasur asnjë mundësi punësimi.

Diana Shala nga Prishtina, është një prej mijëra të rinjve të papunë në Kosovë, e cila edhe pse është diplomuar në Fakultetin Ekonomik dhe ka përfunduar masterin për marketing ka dy vite që është e papunë. Arsyet e mos ushtrimit të profesionit, sipas saj, nuk kanë të bëjnë me mosprofesionalizmin, po për shkak të pamundësisë për t’u punësuar.

“Nuk mundem me gjetë punë, sepse më duhet me pas të njohshëm, e pa miq, punë nuk ka. Çdokush e punëson të vetin sot”, tregon Diana për Kosovalive.

Sociologu Anton Ndrecaj pohon se dukuria e nepotizmit prej vitesh shërben si kriter kryesor për t’u punësuar në Kosovë, duke sjellë demoralizimin e të rinjve.

“Duke mos u ndëshkuar nga ligji, shqiptarët janë familjarizuar me këtë mënyrë të të punuarit dhe të funksionuarit si shoqëri. Prandaj të punuarit me të njohshëm pranohet nga qeveria dhe shoqëria jonë në heshtje”, tha ai.

Në raportin e fundit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për këtë gjendje të papunësisë në Kosovë, një pjesë e madhe e qytetarëve fajësojnë qeverisjen aktuale.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në vend arrin 30.9 për qind, nga të cilët, 55. 3 për qind janë të rinj nga mosha 18 deri në 24 vjeç. Ndërsa, sipas organizatave joqeveritare, niveli i papunësisë në vend arrin rreth 50 për qind.

I papunësuar është edhe juristi 25 vjeçar Rinor Berisha nga Prishtina. Ai thotë se ka aplikuar në pozita të ndryshme, por shumica e konkurseve kanë qenë të shpallura formalisht, e kështu rrallëherë është ftuar në ndonjë intervistë.

“Ka pasur pozita, të cilat janë shpallur si të lira, a në fakt dikush ka qenë duke punuar në atë pozitë. Kjo më shumë është bërë për me tregu që  x institucion po shpall konkurs, sesa për ta punësuar dike”, rrëfen Rinori.

Sektori privat sipas Odës Ekonomike Amerikane mbetet ofruesi më i madh i vendeve të lira të punës. Megjithatë, të rinjtë preferojnë më shumë sektorin shtetëror, kjo për shkakun se kontratat dhe ligji i punës respektohen më tepër.

/Medina Shala, “ Vajzë dëgjohu”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM