Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Në pritje”, ekspozita e Agron Salihut, në Vjenë

Kor 14, 2015

Nëse gjendeni apo planifikoni të shkoni këto ditë në Vjenë, në galerinë “Kunstraum Wien Mitte”,  keni mundësi të vizitoni ekspozitën e piktorit nga Tetova, Agron Salihu. Ekspozita përmban 12 portrete, të cilat paraqesin dashurinë, trishtimin e mbi të gjitha bukurinë e femrës së Ballkanit. Këtë cikël veprash, në të cilat është pasqyruar portreti i femrës, piktori e ka titulluar “Në pritje”.

“ E kam quajtur “Në pritje” se çdo ditë e imja është në pritje, e gjithë krijimtaria ime është në pritje, në pritje është gjithë ajo që dua të arrij. Tematika e kësaj ekspozite është femra, e cila çdo ditë na rrethon qoftë e gëzuar, ose e dëshpëruar. Ekspozita ime përmban portrete. E gjithë krijimtaria ime është me portrete. Unë jam i lidhur ngusht me krijesën e Zotit dhe dua ta paraqesë atë. Realiteti është i pashmangshëm, këto fytyra janë shumica të dëshpruara. Nëse do t’i kisha bërë të qeshura nuk do të ishin vetja”, tregon piktori për Kosovalive.

Ai për të realizuar këtë ekspozitë ka punuar për rreth një vit.

“Kur shihni ose blini nga artistët e pavarur, ju shihni më shumë së një pikturë, fjalë a poezi. Blini njëqind orë eksperimente e gabime. Blini ditë, javë, muaj dhe vite me frustrime dhe momente të lumtura. Blini netë të mbushura me mërzi. Blini pjesë nga zemra, pjesë nga shpirti, pjesë nga jeta”, shprehet artisti.

Piktori tregon për Kosovalive se për këto ditë sa është e hapur ekspozita e tij në Vjenë, ka pasur shumë interesim dhe njerëzit i kanë pritur mjaft mirë pikturat e tij.

“Interesim ka gjatë gjithë kohës edhe nga shqiptarët, edhe nga të huajt, prej të cilëve kam marrë shumë komente pozitive. Të jem i sinqertë shumë prej tyre më kanë kërkuar firmën time dhe fotografi të përbashkëta dhe për këtë jam ndjerë shumë mirë“,tregon Agroni.

I pyetur  se a mund të jetohet me punën e artistit, apo çdoherë duhet të mendohet për një punë të dytë piktori thotë:

“Është punë e rëndë, por ia dal, sepse jam optimist dhe e dua punën time. Mesazhi im për artistët është të sakrifikojnë më shumë për profesionin e tyre, të mos heqin dorë dhe ta duan sa më shumë atë që bëjnë“, theksoi ai.

Ekspozita e artistit Agron Salihu është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

Piktori nga Tetova deri më tash ka hapur ekspozita në: Shkup, Tetovë, Kumanovë, Paris, Berlin dhe aktualisht në Vjenë, e cila do të jetë e hapur deri më 18 korrik.

/Gentiana Morina “ Vajzë dëgjohu”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM