Build Skills with our trainings

Sign up now!

Për shumëkë qasja dhe lëvizja pa pengesa ende vazhdon të jetë sfidë

Jan 6, 2017

Malësor Maraj, nga Istogu, i cili para tri viteve ka pësuar aksident rrugor dhe si pasojë ka mbetur në karrocë, ankohet se nuk mund të dalë as për një kafe në qytet pa ndihmën e dikujt.

“Së pari, banoj në katin e katërt, e nuk ka lift… Pastaj, asnjë trotuar nuk është i qasshëm dhe nuk mund ta kaloj. Përpos në Butrint, nuk mund të shkoj në asnjë lokal tjetër apo shitore”, thotë Maraj duke iu referuar kushteve shumë të këqija për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në këtë komunë.

Situata është e ngjashme edhe në kryeqytet, në Prishtinë, ku ndërtimet kryesisht ende mbesin të papërshtatshme për personat me aftësi të kufizuar, përkundër ekzistimit të Ligjit për Ndërtim dhe Udhëzimit Administrativ, që ndër tjera rregullon qasjen dhe përshtatjen e objekteve, rrugëve dhe ambientit.

Nga një hulumtim të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe të Paralizës së Fëmijëve të Kosovës  – HANDIKOS, “Prishtina për të gjithë”, ku janë përfshirë 195 ndërtesa dhe shërbime publike, asnjë nga objektet e vlerësuara nuk ka dalë krejtësisht i qasshëm.

Osman Shatri, këshilltar ligjor në HANDIKOS thotë se këtyre objekteve gjithmonë u ka munguar diçka.

“Për shembull, ka raste kur PAK mund të futen në objekt lehtë, të shkojnë në kate më lart me lift, por nuk ka tualet të përshtatshëm. Ka institucione publike që ofrojnë shërbime administrative e sportelet i kanë të larta, nuk janë të qasshme. Ose edhe aty ku ka banjo për përdorues të karrocave, ato i mbajnë të mbyllura dhe i bëjnë magazinë për material higjienik,” pohoi Shatri.

Në anën tjetër sipas Afrim Maliqit, drejtor i HANDIKOS-it, komunat nuk i japin prioritet çështjes së lëvizjës së personave me aftësi të kufizuara.

Përkundër kritikave drejtuar komunës, në fundvitin e kaluar, në praninë e përfaqësuesve të shtatë shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, kanë përuruar platformën dhe ashensorin që do t’ua mundësojnë personave me aftësi të kufizuara qasjen në çdo kat të objektit të Komunës së Prishtinës.

Sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës Adonis Tahiri, edhe autobusët e rinj që kanë ardhur së fundi, janë me qasje për PAK.

“Ata janë shumë më të ulët dhe arrijnë në nivelin e trotuarit si dhe dera e mesme e ka pjerrinën”, thotë ai.

Maliqi i HANDIKOS-it pranon se në Prishtinë janë bërë disa rregullime viteve të fundit kur bëhet fjalë për troruare.

“…në fakt kanë filluar të rregullohen qe shumë vite, por vetëm në rrugët kryesore, në qendër të qytetit, por jo në rrugë periferike, se persona me aftësi të kufizuara ka edhe në periferi të qytetit, nëpër lagje e çdo kund”, thotë ai.

Drejtuesi i HANDIKOS-it rrëfen se vështirësitë kryesore që këta persona hasin në lëvizje janë pengesat në trotuare, pastaj objektet publike si shkollat, qendrat kryesore, qendrat e mjekësisë familjare, objektet institucionale, bankat, bizniset e ndryshme, lokalet afariste, restaurantet, baret e kafiteritë duke përfshirë edhe kiosqet e vogla që aspak nuk i kanë qasjet për personat me aftësi të kufizuara.

Maliqi thekson se problemi kryesor qëndron në faktin se shumica e kompanive apo ndërtuesve nuk e plotësojnë kriterin për rregullimin e qasjes për persona me aftësi të kufizuara.

“Kur aplikojnë për leje ndërtim në Drejtoratin për Urbanizëm, ndërtuesit thonë se do të plotësojnë edhe atë kriter, por nuk e bëjnë. Në anën tjetër, komuna nuk i inspekton këto objekte, nuk i përcjell apo monitoron pas ndërtimin për sa i përket qasjes për personat me aftësi të kufizuara dhe nuk ka dënim për ata ndërtues që nuk e plotësojnë këtë kriter,” pohon ai.

Kurse, këshilltari ligjor në HANDIKOS thotë se udhëzimi administrativ obligon ndërtuesit e objekteve që janë ndërtuar më herët pa qasje për personat me aftësi të kufizuara, të rregullohet ajo më vonë.

“Dhe çdo kund ku ka obligim duhet të ketë edhe sanksion nëse nuk e bën, edhe pse kjo nuk është e paraparë në atë udhëzim. Ne po punojmë që në vitin e ardhshëm të kërkojmë nga shteti që udhëzimin administrativ ta bëjmë si ligj për qasjen e PAK dhe aty të parashihet gjoba,” thekson Shatri.

Një tjetër pengesë që e cekë Maliqi është mungesa e parkingjeve publike.

“Nuk ka parkingje publike, apo ndoshta janë disa po që nuk i përmbushin standardet. E më së keqi prej të gjitha komunave tani qëndron Prishtina sepse edhe ato që kanë qenë janë hequr dhe deri tani nuk është ndërmarr asgjë për këtë çështje,” thotë ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqindja e personave me aftësi të kufizuar të çfarëdo natyre dhe lloji, mund të jetë deri në 15 % të popullatës së përgjithshme.

Në Komunën e Prishtinës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, vlerësohet të jenë 20.000 deri në 30.000 persona me kufizime të ndryshme, të cilët ballafaqohen me barriera të ndryshme për pjesëmarrje në jetën shoqërore.

Vetëm në kuadër të organizatës HANDIKOS, në komunën e Prishtinës deri më tani janë të regjistruar 2.600 persona me aftësi të kufizuar të moshave, gjinive dhe etnive të ndryshme, kurse të lajmëruar në HANDIKOS janë dikund 18.000 persona me aftësi të kufizuara anëembanë Kosovës.

Gentiana Maxharraj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM