Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim

Pri 27, 2019

Femsamble: Thirrje për aplikim për Edukatoret/ët në punëtorinë e Edukimit Medial

Aplikoni këtu: https://bit.ly/2W7Uddr

Të gjithë sot jemi gazetarë ose informues, të cilët shkruajnë, krijojnë, raportojnë dhe shpërndajnë infomata në media sociale. Çdo ditë e më e nevojshme po bëhet që nxënësit, studentët, të rinjtë e fëmijët të mësohen se si t’i vlerësojnë lajmet dhe informatat korrekte, të paanshme, të pavarura dhe të punuara drejt.

Për këtë ftojmë studentët e edukimit, të aplikojnë në punëtorinë për Edukimin Medial që do të mbahet në KosovaLive.

Punëtoria është për:

1. Studentët/et e Edukimit (të gjitha vitet)
2. Numri i Pjesëmarrës/eve është i limituar në 35

Afati i fundit për aplikim është 10 Maj 2019 (ora 23:59)

Ky projekt mbështetet nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) dhe implementohet ngaKosovalive

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM