Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gazetaria n`Pandemi

Qer 29, 2020

Pajisjeve të gazetarit, iu shtuan edhe tre aksesorë shumë të rëndësishëm.

Fjala është për dorëzat, maska, e dezinfektuesi për duar.

Arbëresha Uka, gazetare në televizionin KlanKosova, që përcjell sektorin e shëndetësisë nuk u ndal së raportuari për të rejat, statistikat, rastet, e gjithçka që ka të bëjë me pandeminë COVID-19.

Nuk e kishte paramenduar, që në karrierën e saj të gazetarisë do të raportonte për një armik të tillë, me të cilin fyt, me fyt përballej me sektorin shëndetësorë.

Qysh nga rastet e para, raportimi i drejtë, me fakte, dhe me burime të sigurta ishte qëllimi i saj i vetëm. Andaj gjithnjë e shoqëroi diçka, veç COVID-19.

“Padyshim frika është pjese e çdo qenie njerëzore.  Fillimisht,  as ne nuk i kemi pas të qartaë se me çka kemi me u ballafaqu dhe kishte shumë dilema rreth mbrojtjes, apo kushtimisht me thanë rreth besimit se a me të vërtete po dimë te mbrohemi, por duke kaluar ditët edhe situata edhe puna jonë në terren u shndërrua në një rutine pothuajse tëzakonshme. Padyshim që në një situate jo të zakonshme, ka bërë që tv pjekem më shumë profesionalisht. Dinamika e punës ka qenë e madhe ashtu sikurse edhe vëllimi dhe zhvillimet e informatave”, thotë Arbreshë Uka, gazetare e KlanKosova.

Mirëpo, gjatë javëve kur rezultatet e të infektuarve rriteshin, rritej edhe puna intensivisht.

Uka thotë se puna që gjithçka të pasqyrohej nuk njihte kufij, e kështu gradualisht kjo gjë i kaloj në përditshmërinë e saj aktive të cilën e ka pasur qysh nga fillimi i gazetarisë.

“Terrenet e mia në kohë pandemie dhe izolimit, nuk kane fillu dhe mbaru vetëm te klinika infektive apo MSH. Ne kemi dale edhe kemi hy ne vatra te infeksionit dhe jemi munduar me pasqyru gjendjen se si është. Normalisht jemi me qas me shume kujdes, me një informim paraprak, pra kemi mbledh informata”, thotë ajo.

Njëjtë u punua edhe në mediat elektronike, ku fokusi i secilit gazetar ishte informata e drejte, e saktë, e shpejt.

Veç frikës, dikush tjetër gjatë pandemisë, u detyrua që disa intervista t’i realizonte duke e përdorur teknologjinë, dhe nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale.

Adelina Ahmeti, gazetare në Kallxo.com thotë se kjo gjë kishte të metat e veta.

“Ka pasur sfida të them teknikisht. Në anën tjetër, normalisht emisionet e zhvilluara me intervista në rrjete sociale ndoshta nuk kanë mundur të kenë edhe efektin e njëjtë si realizimi i një interviste në terren, sepse e dimë që kur raportojmë në terren, ballafaqimi i një të intervistuari me fakte që hasen në terren ka qenë më i vështirë”, thotë Ahmeti.

Por, nuk e mohon që ngutja e mundi vërtetësinë nga disa kolegë të saj. Andaj mendon që kjo gjë, ndikoi negativisht tek marrësit e lajmit tek një e ardhme e afërt.

“Ka një mori lajmesh dhe raportimesh të medieve të tjera, të cilat kanë publikuar lajme të rreme, apo kanë nxitur frikë dhe panik, si në numrin e të infektuarve apo rastet e viktimave. Pra, në një situatë të tillë, çdo gazetar do të duhet të kishte parasysh se si do të ndikonte një lajm i rremë apo i pa vërtetuar në audiencë”, thotë ajo.

Situata sa vinte e vështirësohej, rastet e reja rriteshin, e me to bashkë edhe puna e secilit informues të çdo mediumi.

Për Valmir Gallopenin e RTV Dukagjinit, anipse nuk kishte në profilizimin e vet si gazetar shëndetësinë, ky iu përvish punës siç thotë të raportonte “drejtë, me kujdes, e me vigjilencë”.

Por, sipas tij, pandemia lidhi çdo gjë me lajmin, pasi COVID-19 preku të gjithë sektorët.

“Nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi edhe temat e tjera pashmangshëm kishin të bëjnë me pasojat që po shkakton e do të shkaktojë pandemia. Por për fat të keq në këtë kohë kishim edhe zhvillimet politike që erdhën pas rrëzimit të qeverisë. Dhe për shkak se gjatë kësaj kohe ne punonim vetëm me 30% të stafit e kemi pasur të pamundur që të merremi shumë edhe me tema të tjera”, thotë Gallopeni.

Puna e mirë e gazetarëve, kujdesi e vërtetësia, u vlerësuan shumë edhe nga njohësit e çështjes gjatë kësaj kohe.

Për studiuesin e mediave dhe konfliktit, Abit Hoxha, gazetaria në këtë kohë ishte shumë e mirë, por tha se duhej të bëhej më shumë punë në teren, e burimet të ishin më të sigurta.

“Jo gjithmonë ka vend për përmirësim në gazetari dhe këtë mund ta themi vetëm pas realizimit të prodhimeve mediale. Prandaj është vështirë të flasim për formën më të mirë të mbulimit të ngjarjeve. Por raportimi ka mundur të përmirësohet më më shume verifikime, më shumë burime edhe më shumë punë në teren”, thotë Hoxha..   

Por, ka pasur lëshime të vogla në ruajtjen e identitetit të pacientëve ose viktimave.

Hoxha, gjithashtu tha se kjo ka qenë koha më e mirë kur mediet ja kanë kuptuar rëndësinë teknologjisë.

Se kjo e fundit luajti një rol shumë të rëndësishëm, e thotë edhe vet profesori Rrahman Paçarizi, që dikur ishte gazetar e që kishte raportuar në një luftë, por ajo ishte tjetër.

“Është pothuajse e pakrahasueshme. Teknologjia e ka bë të veten. Për shembull në kohën e luftës në Kosovë raportimi ka qene i vështirësuar qoftë si ambient rreziku, qoftë nv kuptim të mungesës së teknologjisë. Tash lidhjet virtuale e kanë bë tëveten dhe gazetarët kanë arritur ta kryejnë punën e tyre në mënyre korrekte”, thotë Paçarizi.

Por për Paçarizin, gazetarët ishin ata që u quajtën heronjtë, të vijave të para të frontit.

BIOGRAFIA

Agan Hajdarhoxha me 18.02.1992 lindi në Mostar, jetoi në Gjakovë deri në  fundin e vitit 2001 ku një pjesë të shkollës fillore e mbajti në shkollën “Mazllum Këpuska”, për ta vazhduar tutje në Prishtinë në Hasan Prishtina. Shkollën e mesme e vazhdoi në atë teknike “28 Nëntori” , në drejtimin Komunikacion Rrugor. E më pas e regjistroi fakultetin në “Universitetin AAB” me drejtimin “Komunikim Masiv- Gazetari”.

Nga viti 2014 deri në në 2016 u punësua si gazetar- moderator në televizionin “First Channel” e pas dy viteve të njëjtën punë e vazhdoi në Televizionin “Klan Kosova” ku ende vazhdon të punojë si gazetar. Gjatë kësaj kohe përgatiti kronika në fusha të ndryshme, kryesisht ato që kanë të bëjnë me direkt problemet e qytetarëve, e institucioneve.

Në vitin 2018 u shpërblye me çmimin “Storia më e mirë televizive” nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “KOMF”.

Në vitin 2019, u certifikua në trajnimin e mbajtur nga OSCE dhe Ministria e Punëve të Brendshme për raportimin e lajmit për trafikimit me qenie njerëzore.

Morri pjesë në shumë trajnime në këtë fushë, të cilat shërbejnë për një gazetari të drejtë dhe të paanshme.

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasades Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmerisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM