Erblin Nushi 28 vjeçar nga Prishtina, i cili me profesion është producent/regjisor ka rrëfyer se qysh kur ishte fëmijë kishte filluar të ndjehej ndryshe. Edhe pse atij i ishte thënë se ajo që po ndijente ishte gabim, ai nuk e pranonte në asnjë mënyrë dhe me kalimin e kohës vetëm se bindej më shumë për ndjenjat e tij. Kur ishte në klasën e nëntë ai filloi t’i pranonte ndjenjat që kishte edhe më shumë, e kur filloi shkollën e mesme, si 15 vjeçar u bind plotësisht se ndjenjat e tij për gjininë e njejtë ishin reale.
“Unë u ‘hapa’tek prindërit dhe normalisht ata reaguan si të gjithë që nuk janë të ekspozuar nga ky komunitet. Kam qenë me fat të kem një familje liberale dhe mendjehapur edhe pse atyre i’uështë dashur pak kohë të më kuptojnë më mirë”, ka treguar Nushi.
Mirëpo zhvendosja e tij nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij i ndihmoi edhe më shumë atij, pasi që atje të gjithë ishin më të informuar rreth personave LGBT.
“Pasi u zhvendosëm këtu, të gjithë ishim më të informuar dhe ishim në praninë e personave LGBT që jetojnë hapur, kjo i ndihmoi familjes time ta kuptojë seështë një gjë normale dhe unë për herë të parë fillova të ndjehem pjesëtar i shoqërisë në përgjithësi”, ka deklaruar ai.
Nushi thotë se personat e komunitetit LGBT në Amerikë trajtohen më mirë se në vendet tjera, por se kjo dallohet nga shteti në shtet dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë edhe aq të bashkuara kur vie puna tek të drejtat e njeriut.
“Shumicën e kohës unë kam jetuar në Virginia dhe Washington DC, ku është shumë në rregull të jesh pjesëtar i këtij komuniteti, por kam pasur edhe shumë raste kur jam fyer verbalisht në rrugë, në ndonjë vend tjetër publik apo edhe në rrethin shoqëror, mirëpo nuk kam pasur sulme fizike”, ka vazhduar ai.
Sa I përketKosovës, ai thotë se në Prishtinë është qyteti i vetëm në të cilin është pak më e lehtë të ecësh në rrugë dhe të mos ndjehesh i gjykuar apo edhe më keq i rrezikuar, ani pse edhe në qytete të tjera janë mbajtur seminare të ndryshme për të drejtat e këtij komuniteti.
Ndryshe, Nushi aktualisht është duke punuar në një film të gjatë, në të cilin zhvillohet ngjarja e një karakteri gej, për të cilin mori mbështetje financiare nga Qendra Kinematografike e Kosovës, por nuk mori edhe shumë mbështetje morale nga Kosova.
“Fillimisht shumica më janë larguar nga projekti me aryetimin se ishin të zënë, por unë e dija se në fakt, aryeja e vërtetë ishte tema”, thotë Nushi.
Se ky komunitet has në vështirësi shumë shpesh,flet në kushte anonimiteti (emër i njohur për redaksinë)një pjesëtar i këtij komuniteti.
“Ne si pjesëtarë hasim në tri probleme kryesore: sigurimi, ushqimi dhe punësimi. Shteti duhet të ketë politika të veçanta për integrimin e njerëzve LGBT”, është shprehur ai.
Ndërsa, E.G. pjesëtare e komunitetit LGBT, thotë se falë paradave, trajnimeve dhe mbështjetjes publike nga figurat publike në masë të madhe është rritur siguria, megjithëse ata prapë nuk e gëzojnë të njejtën liri me personat heteroseksual.
E.G. tregon se ka raste kur edhe policia shpreh urrejtje verbale apo shikime kërcënuese ndaj dy femrave që mbahen dorë për dore në rrugë apo kudo.
“Kur policia nuk i mbronato të drejta të një qytetari dhe palët në fjalë kanë frikë të paraqesin raste dhune në polici, nuk mund të thuhet që në këtë vend mbrohen të drejtat e personave LGBT”, shton ajo.
Derisa pjesëtarët e këtij komuniteti nuk pranohen nga një pjesë e shoqërisë, edhe rastet e kërcënimeve ndaj tyre rriten nga viti në vit. Sipas statistikave që KosovaLive ka siguruar nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës, gjatë vitit 2017 janë raportuar 4 raste të kërcënimeve,më2018 – 5 raste, kurse gjatë vitit 2019 janë raportuar 6 raste të kërcënimeve. Nga statistika vërehet rritja e numrit tërasteve të kërcënimeve,ndonëseka edhe raste të tjera që nuk janë raportuar.
“Lidhja e dy trupave me gjini të njëjtë nuk mund të jap asnjë shpjegim logjik”
Fisnik Bytyqi nga Prizreni, student në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, bëntë ditur se nuk e përkrahë komunitetin LGBT.
Arsyeja sipas tij është shumë e thjeshtë, pasi që lidhja e dy trupave me gjini të njejtë, sipas tij,nuk mund të jap asnjë shpjegim logjik
“Mendoj se nuk duhet përkrahur ky komunitet për shkak se çdo gjë në tokë është krijuar qift nga një mashkull dhe një femër dhe është përcaktuar që të qëndrojnë së bashku, andaj asesi nuk mund ta përkrah një komunitet që lejon marrëdhëniet ndërmjet gjinive të njejta”, ka thënë ai.
Për dallim nga Bytyqi, Skender Podvorica i cili është përkrahës i komunitetit LGBT ështëi mendimit se qytetarët LGBT nuk duhet parë si komunitet, por si njerëz normal me orientime seksuale të ndryshme,evetë fakti që në shoqërinë tonë quhen komunitet, janë të diskriminuar.
Sipas tij,homoseksualiteti nuk është çrregullim psiqik, por mund të jetë trashëguese “Them se janë të diskriminuar, ngase përballen me konotacione të ndryshme dhe do të vazhdojnë të përballen derisa të rregullohen tekstet shkollore, në të cilat ne kemi ‘mësuar’ dhe do vazhdojnë edhe gjenerata të reja të ‘mësojnë’, se homoseksualiteti është problem psiqik”, ka thënë ai.
Në një raport të publikuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës “Analiza Gjinore e Kosovës”, në vitin 2018,pohohet se shumë persona LGBT ndihen të pasigurt në Kosovë dhe se pikërisht miqtë e tyre mendohen të jenë abuzuesit, dhunuesit dhe ngacmuesit e tyre.
Në po tënjëjtinraporti po ashtu thuhet se disa persona LGBT kanë frikë nga familja për zbulimin e statusit të tyre, ngase kjo mund të rezultojë me humbjen e mbështetjes ekonomike, me dëbimin nga shtëpia apo edhe me abuzime psikologjike ose fizike.
Ndryshe, nga Nushi dhe shumë persona tjerë të komunitetit LGBT që hasin në vështirësi të ndryshme për pranimin e tyre si nga shoqëria e aq më tepër nga familja, kjo nuk kishte paraqitur asnjë problem për Lirim Bajramin, i njohur si Diva. Bajrami i cili tani është në fillimet e karrierës së tij në “Drag Race”.
“Unë nuk e kam pasur problem të pranohem as nga shoqëria e as nga familja. Për mendimin tim, duhet vetëm të dijmë se si ta prezantojmë vetën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj nuk mund të jetë edhe aq problem as pranimi jonë”, thotë ai.
Më 13 qershor të këtij viti, u organizua për herë të parë në Kosovë mbrëmja e “RuPaul’s Drag Race”, ku nikoqiri mbrëmjes ishte Diva.
Diva tregon se përgatitja për këtë mbrëmje nuk ishte aspak e lehtë dheseemocionet nuk ishin të mangëta gjatë performancës.
“Ky organizim do të bëhet çdo javë, ku do të shfaqet nga një episoddhe nga nikoqirë të ndryshëm. Për mua ka qenë një emocion i veçantë pasi që edhe e kam bërë hapjen e episodës së parë”, ka treguar tutje Diva.
Komuniteti LGBT karshi ekstremizmit fetar dhe traditave shqiptare
Një nga vështirësitë më të mëdha në të cilat has komuniteti LGBT duket të jetë përballja e tyre me traditat dhe zakonet shqiptare si dhe me ekstremizmin fetar.
E.G e cila i takon komunitetit LGBT është shprehur se në regjione të caktuara ndodhin shumë manifestime fetare kundër orientimit seksual.
“Performimi i eksorcizmit në një person homoseksual, me besimin se ai është i pushtuar dhe mund t’a ‘shërojnë’ atë person, pa lejen e personit në fjalë, duhet urgjentisht të cilësohet si krim dhe ata që e praktikojnë këtë procedurë të dënohen”, thotë ajo.
Një gjë e tillë është parë edhe pasi ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës, përmes të cilit synohet që të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile e Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.
Bashkësia Islame e Kosovës, menjëherë pas prezantimit të projektittë Kodit Civil nga Ministria e Drejtësisë,reagoidhe u deklarua kundër këtij projekti duke thënë se martesat e së njëjtës gjini i konsideron të papranueshme sepse bien ndesh me parimet fetare, natyrën njerëzore dhe cenon kodin e familjes.
Skender Podvorica është shprehur se përballja e personave së komunitetit LGBT me traditat dhe zakonetështë shumë e vështirë.
“Është shumë e vështirë përballja e këtyre njerëzve me zakonet dhe traditat shqiptare. Këto dukuri nuk janë shfaqur para 5 ose 10 vitesh, por qysh prej kohës kur ka ekzistuar njerëzimi”, ka thënë ai.
Hynor Vitija, 22 vjeçar nga Prishtina, është shprehur se pa marrë parasysh dëshirat apo drejtimin tonë seksual, nuk kemi te drejtë t’ia cenojmë askujt të drejtën e zgjedhjes së partnerit apo edhe mos dëshirës seksuale fare.
“Unë mendoj se një njeri duhet ta jetoj jetën e tij ashtu siç ai e sheh më së miri, pa u ndikuar nga mendimet e njerëzve tjerë. Jetën duhet ta jetojmë si një dhuratë që askush s’ka të drejtë të na tregojë se çfarë të bëjmë me të”, ka thënë ai.
Vitija ndër të tjera i përmend edhe këngët e vjetra që i’u janë kushtuar dylberit dhe ashikut, e të cilat, sipas tij, keqkuptohen në masë të madhe tek ne.
“Këngët e ashikëve të cilat sipas vetë fjalës që vie nga turqishtja do të thotë këngë dashurie, shumë tek ne e keqkuptojnë duke i quajtur sikur këngë që i janë kushtuar homoseksualitetit. Një ndër fjalët që përmendet në këngët popullore është fjala ‘dylber’e cila sipas disa njerëzve përfaqëson një homoseksual”, u shpreh ai.
Në raportin e Qendrës për Barazi dhe Liri të komunitetit LGBTnë Kosovë“Lëvizja LGBT” thuhet se Ligjet e amandamentuara në vitin 2015 për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Barazi Gjinore, sigurojnë garantime të larta për barazi dhe mosdiskriminim në bazë të orientimit seksual, gjinisë dhe identitetit gjinor. Mirëpo, në kundërshtim me parimet e barazisë që janë të siguruara me Kushtetutën e vendit, Ligji i Famljes i kufizon aktet e martësës si akte që mund të kryhen vetën nga personat e gjinive të kundërta.
Ndërsa,në raportin “Profili Gjinor i Vendit”, i publikuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në vitin 2014,ceketse Kushtetuta e Kosovës ofron mbrojtjen e të drejtave të njeriut për personat LGBT, mirëpo nuk njeh të drejtat e personave transgjinor, ku ndër të tjera në raport është bërë e ditur se Kushtetuta as nuk u ofron mbrojtje këtyre personave.
Mospranimi i personave LGBT nga familjarët e tyre, mund të jetë arsyeja që nëpër komunat e vogla siç është komuna e Vushtrrisë të mos lajmërohet zyrtarisht ndonjë kërkesë nga persona apo organizata të këtij komuniteti.
Shkelzen Xhaferi, shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, nënjëprononcim për KosovaLivepohonse asnjë organizatë nukështë lajmëruar në komunë dhe nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga ky komunitet.
“Ne si komunë nuk kemi ende ndonjë organizatë apo organizim që është lajmëruar zyrtarisht apo me ndonjë kërkesë nga komuniteti LGBTIQ+”, ka thënë ai.
Parada e Krenarisë bënë bashkë pjesëtarët LGBT
Në “Paradën e Krenarisë” e cila çdo vit organizohet nga aktivistët dhe personat e komunitetit LGBT herë pas here marrin pjesë edhe krerë të lartë institucional. Në paradën e organizuar për të parën herë në tetor të vitit 2017, e që u cilësua si një hap i rëndësishëm për këtë komunitet, mori pjesë edhe vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Në raportin vjetor“Komuniteti LGBT dhe të drejtat e tyre në Kosovë”, të publikuar nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore,më2017, pjesëmarrja e presidentit të vendit në paradën e LGBT u vlerësua si shumë e rëndësishme.
“Avokimi publik për të drejtat LGBTI nga përfaqësues të lartë institucionalë dhe politikë është i domosdoshëm në luftën për barazi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, është thënë në këtë raport.
Ndryshe, Parada e Komunitetit LGBT vit pas viti përcillet nga një numër i madh i mediave.
Gazetarja e televizionit“Kohavision”, Arlinda Kqiku ështëe mendimit se komuniteti LGBT nuk gëzon përkrahjen e duhur nga institucionet, mediat e as nga shoqëria kosovare.Në tri vitet e fundit ajo i ka përcjellur vazhdimisht paradat e komunitetit LGBT edhe në rolin e gazetares, por edhe si qytetare e thjeshtë që e përkrah këtë kategori.
“Kosova mbetet vendi me homofobinë më të madhe në rajon. Vlerësoj se institucionet kosovare duhet të angazhohen maksimalisht me qëllim që ky komunitet të ndihet i barabartë me të gjitha kategoritë e tjera shoqërore”, ka thënë ajo.
Nënjë studim i kryer nga National Democratic Institute– NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova ka rezultuar të jetë vendi më homofobik në rajon, ku pjesëtarët e këtij komuniteti janë edhe të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.
Kristi Pinderi, pjesëtar i komunitetit LGBT, i cili jeton në Kanada fletpër diskriminimin që i’u bëhet personave të këtij komuniteti në Kosovë dhe Shqipëri, por jo edhe në vendin në të cilin ai jeton.
“Vjen një moment që përgjithësisht ka shumë individ, kur një pjesë e identitetit të tyre është e kushtëzuar, siç ndodhë me komunitetin LGBT, ku njerëzit tentojnë të rikthejnë atë pjesën e ekspozuar të identitetit, përmes krijimit të një identiteti më kolektiv”, ka thënë ai.
Pinderi tregonpër problemet në të cilat hasin më së shpeshti pjesëtarët e komunitetit LGBT, e për të cilat ai thotë se fillojnë qysh nga familja, ngase këta persona rriten në familje tipike, ku mësohen me idenë se të qenit person LGBT është gabim dhe për këtë thotë seështë fillimi i njëprocesi që synon shtypjen e identitetit të këtyre personave.
“Përveç në familje, shkon në shkollë ku mëson të njejtën gjë, jeton në një shoqëri ku në një mënyrë ose në një tjetër të thuhet praktikisht e njëjta gjë, që ajo që je është gabim e kjo bën që shumë persona LGBT të mbyllen në vetvete”, ka shtuar ai.
Në një analizë të shkurtër mbi zhvillimet e fundit në sektorin e të drejtave të njeriut në Kosovë, të botuar nga KIPRED, në Qershor të vitit 2019, thuhetse organizatat lokale dhe ndërkombëtare për çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë, kanë raportuar se komuniteti LGBT në Kosovë përballet me diskriminim në të gjitha nivelet.
Antigona Salihu
Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.