Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një jetë tjetërfarë, e “karantinuar”, kulturore

Nën 15, 2020

Dëshira për të marrur pjesë në festivale të ndryshme kulturore, ka qenë gjithmonë aktive te qytetarët e Kosovës. Organizimet ndër vite dhe argëtimi që e kanë përcjellur te publiku, është mirëpritur nga të dy palët. Kështu duke e bërë një lidhje të fortë mes artistave dhe audiencës.

Organizimet e ndryshme kanë pasur interesim te vendasit ashtu edhe te turistët nga vendet e ndryshme të botës,e kështu duke pasur qasje në festivalet e Kosovës. Gjatë viteve, janë shtuar festivale nga vlerat më të ndryshme si: festivale të këngës, të filmave, shfaqje teatrale, festivale  folklorike etj. E kështu duke u organizuar edhe nga organizatat jo qeveritare (OJQ): SunnyHill, Doku Fest, AniBar, DamFest janë ndër festivalet kulturore që zhvillohen çdo vit.

Me rastin e pandemisë, këto aktivitete morën një drejtim tjetër, duke nisur nga mbyllja e çdo aktiviteti kuluror e deri te pasiviteti i disa artistëve. Por që teatrot e Kosovës në bashkëpunim me aktorët sollën edhe shfaqje online  gjatë kohës së izolimit.

Poashtu janë mbajtur edhe festivale online nga televizionet, rrjetet sociale dhe organizata të tjera, duke pasur përformanca të artistave të ndryshme. Green Festival 10, Anibar, Dokufest, HAPU, ReMusica Festival,ishin disa prej festivaleve online që u mbajtën gjatë pandemisë.

Interpretimi online është bërë në një mënyrë pak më ndryshe, kështu ndoshta duke e bërë edhe më kurioz publikun. Në krahasim me shfaqjet live, gjatë pandemisë shfaqjet online janë përcillur dhe shijuar edhe nga ata që nuk kanë marrë pjesë në ndonjë nga aktivitetet që kanë ndodhur me herët. Poashtu ky fenomen ua bëri të mundur qytetarëve të shohin shumë filma shqiptarë, të cilët u shfaqnin vetëm në teatro apo kino.

Shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka ndikuar thellësisht në funksionimin e organizatave të pavarura të skenës kulturore dhe artistëve individualë në Kosovë, si dhe atë të institucioneve arsimore. Duke iu përshtatur formave të reja të informacionit dhe komunikimit të mesazheve, programi “Kultura për Ndryshim” ka organizuar një seri bisedash virtuale me përfaqësues të skenës kulturore dhe institucioneve të bibliotekave në Kosovë. Më konkretisht, këto biseda përqendrohen në efektin e pandemisë në ngjarjet kulturore dhe festivalet në Kosovë si dhe rolin dhe kontributin eventual që institucionet lokale dhe qendrore kanë ofruar ose duhet të kishin ofruar.

Festivalet e ndryshme të Kosovës zhvillohen në hapësira të ndryshme publike. Një ndër to është qendra “Bogdani Polis”, e cila gjendet brenda Katedrales ‘’Nënë Tereza’’ në Prishtinë.

Qendra ofron mundësi dhe shërbime për aktivitete kulturore, konferenca, promovime, celebrimin e festimeve, simpoziumeve, akademi solemne, ekspozita dhe galeri arti, mundësi studimi për student, etj.

“Mundësitë që ofron qendra ‘BogdaniPolis’ është qendër multifunksionale në kuadër të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë… Qendra ka menaxhmentin e vet dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përjashtuar eventet të cilat bien ndesh me parimet tona. Kështu që gjatë vitit janë mbajtur dhe organizuar rreth tridhjetë e pesë organizime të ndryshme! Në qendrën “BogdaniPolis”, janë mbajtur Koncerte të ndryshme me karakter serioz dhe shumë domethënës…”, thotë Don Marjan Topalli, drejtori i qendrës.

Ndër të tjera, Topalli thotë se në organizime, pjesëmarrja ka qenë gjithmonë shumë e madhe dhe kishte interesim të madh nga publiku.

‘’ Në të gjitha organizimet pjesëmarrja ka qenë vazhdimisht rreth treqind e pesëdhjetë deri në pesëqind pjesëmarrës. Kjo tregon që ka pas interesim të madh të publikut. Pothuajse në pjesën më të madhe pas çdo organizimi ka qenë koktej, drekë apo darkë varësisht prej dëshirës së organizatorëve”, shtoi ai.

Megjithatë, gjatë pandemisë  Qendra “Bogdani Polis”, megjithatë nuk ka pasur ndonjë organizim.

Çdo vit Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës organizon festivale si dhe hap thirrje publike për ndarje të subvencioneve për të mbështetur aktivitetet e në fushën e kulturës, për të gjitha kategoritë bazuar në legjislacionin në fuçi. Komuna e Prishtinës përkrah festivalet e ndryshme si muzikë, film, teatër, folklor, art figurativ, vallëzim, arkiteturë, teknologji informative etj, që zhvillohen në Komunën e Prishtinës.

Lindita Hajdari, udhëheqëse e Sektorit për Kulturë thotë se marrëdhëniet e Komunës së Prishtinës me shtetet fqinje janë të karakterit bashkëpunues në aspektin kulturor, ku në organizim të festivaleve marrin vendet e rajonit si dhe shtetet e të Evropës, ndërkohë që Prishtina gjithashtu merr pjesë në festivale të ndryshme që organizohen nga vendet fqinje.

‘’ Sa i përket ndikimit të pandemisë në organizim të aktiviteteve / festivaleve normalisht ka pasur ndikim sidomos te festivalet, pasi që këtë vit shumica e aktiviteteve janë organizuar dhe janë duke u planifikuar përmes platformës digjitale, ku edhe kjo formë e platformës online shihet si avantazh. Ndërsa sa i përket disavantazheve, festivalet aktivitet në përgjithësi ka pasur ndikim te publiku, sepse vetë prezenca fizike e publikut në një festival d.m.th është ndjenjë tjetër’’, thotë ajo.

Teatrot ishin një ndër institucionet e artit që ua vështirësoi punën aktorëve, regjisorëve e po ashtu edhe publikut, duke marrë parasysh që audienca luan një rol të madh në teatër.

”…në teatër pandemia ka goditur dhe paralizuar punën tonë ,fillimisht me mbyllje të plotë, gjë që ndaloi projektet, dhe pastaj me hapjen e pjesshme, përsëri teatri u la anash duke e pamundësuar zhvillimin e aktivitetit teatror ‘’, thotë regjisori Kushtrim Mehmeti.

Zhvillimi i shfaqjeve online ka qenë më ndryshe, kështu duke provuar dhe realizuar shfaqje (lexim skenik ) online. Numri i ndjekësve online ka qenë me numër të vogël e së dyti numri minimal i tyre nuk mund të lidheshin asesi me përformancën. E që e vetmja gjë që ka depërtuar tek audienca në bazë të asaj që Kushtrimi ka diskutuar ka qenë rrëfimi. Këto kushte edhe e vështirësuan marrëdhënien me publikun në një farë mënyre. Stili i punës së Kushtrimit, preferon përballje të drejtpërdrejtë me publikun, ku në shfaqje ata nuk janë vetëm si një spektator por si pjesëmarrës dhe kontribues së shfaqjes.

“Para pandemisë derisa zhvillohej gjithçka normalisht, publiku ishte një element thelbësor në projekt, arrije ta fusje brenda ngjarjes dhe ta shëtije pergjatë përformancës, duke krijuar emocion. Kurse pandemia shkatërroi lidhjen spektator-artist, sidomos në artet dramatike, në të cilat është e pamundshme krijimi i një lidhje të ndrushme përmes platformave online”, thotë regjisori Mehmeti.

Ai shpreson për kalimin e kësaj gjendje dhe rikthimin në normalitet.

’”Të xhirosh film nuk është edhe e vështirë, por  sa i përket teatrit është një problem shumë i madh, duke marrë parasysh që të jepet shfaqja pa publik, nuk ka kuptim , ka qenë e dhimbshme dhe e trishtueshme të ndjekësh shfaqje online, duke marrë pararasysh që aktorët kanë nevojë gjithmonë për një ‘’applause”.Sa i përket xhirimit të filmave, jemi siguruar për çdo lloj mase mbrojtëse e pastaj kemi vazhduar ‘’, thotë aktori Vedat Haxhiislami .

Haxhiislami si aktor ‘’freelancer’’, tregon që aktorët e tillë nuk kanë mbështetje nga shteti,dhe që ka qenë një problem shumë i madh nga ana e buxhetit gjatë kohës së pandemisë, ‘’por duke parë që e gjithë bota është përballur me këtë problem, atëherë jemi pajtuar “.

Për Egzon Mustafën, student në Fakultetin e Arteve, në degën e aktrimit, nuk ka qenë njëjtë dhe as e lehtë që të mbahen shfaqjet online.

 “Ndikimi ka qenë edhe pozitiv në një mënyrë, pasi kemi provuar diçka krejt ndryshe nga natyra e punës sonë dhe e kemi parë që deri diku mund të funksionoj. Pengesa më e madhe ka qenë kordinimi me partnerët pasi që nuk kemi qenë afër njëri-tjetrit. Në fillim e kemi pasur të vështirë por me kalimin e kohës jemi ambientuar, ushtrimet individuale si p.sh monologje, poezi kanë funksionuar më mirë online, kurse ushtrimet grupore si dialogje etj, ishin më të vështira për të mbërritur rezultatin ‘’.

OJQ DU ART nëpërmjet projektit Parku Kulturor “Ali Podrimja”, në  Gjakovë si aktivitet kryesor i organizatës, implementon diku 60-70 ngjarje gjatë vitit. Të gjitha këto organizime kanë karakter kulturor e artistik, dhe targetojnë angazhimin qytetar. Shumica e ngjarjeve janë shfaqje filmike, të kinematografisë vendore dhe të huaj, me qëllim inspirimin dhe edukimin e masës, sidomos të rinjve.

’”Prej vitit 2017, kur ka nisur projekti kryesor i organizatës, kemi pasur mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Gjakovës vazhdimisht, e poashtu kohë pas kohe edhe nga projektet e Bashkimit Europian, ndër tjerash. Përkrahja në aspekte tjera teknike, logjistike dhe programatike ka ardh nga Dokufest, Qendra Kinematografike e Kosovës, që janë përkrahës që moti të organizatës tonë dhe poashtu të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, sikur janë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Francës, e të tjera”, thotë Arbër Lleshi, menaxher i projektit të Parku Kulturor “Ali Podrimja.

Për shkak të pandemisë, Edicioni i 4-të i Parkut Kulturor “Ali Podrimja”, është pamundësuar të zhvillohet, marrë parasysh rregullat shtetërore kundër COVID-19.

‘’Kjo na ka shtyer të gjejmë rishtazi një zgjidhje kreative dhe alternative të kësaj, që mundëson sigurinë fizike në këto kohë të ndjeshme për shëndetin.”

Përveç disa festivaleve të tjera që po zhvillohen online, një ndër ta është edhe AniBar. Një festival animacion ndërkombëtar, i cili edicionin e 11-të po e zhvillon online, duke u dhënë hapësirë njerëvzve.

“Si  në rrethana ekstreme duhet të bëjmë zgjedhje dhe vendime që mund të  bien ndesh me vlerat dhe parimet si qenie njerëzore. Dhe si në këto rrethana mund të ndryshojmë në mënyrë që të lartësojmë njerëzimin tonë, ndjenjën tonë të komunitetit dhe marrëdhënien tonë me mjedisin ‘’.

Nga muaji shtator 2020 ka nisur projekti “Drive-In Cinema” në bashkëpunim me Metalik Club, në lokacionin e të cilës mbahen ngjarjet. “Drive-In Cinema” është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë, duke hapur një disiplinë të re për adhuruesit e kinematografisë.

“Organizimi i tillë, për faktin e kushteve të jashtëzakonshme në tërë botën, normalisht ka sjell komplikime të veta, sikur lejet qeveritare dhe rregullat strikte të sigurisë, të cilave janë shtuar edhe sfidat teknike dhe programatike për implementimin e parë në Kosovë të një ideje të tillë. Fatmirësisht, të gjitha sfidat më lartë të cekura po kalohen me sukses në javët e para të projektit dhe interesimi nga qytetarët është ashtu sikur është pritur’’, thotë Lleshi.

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit AniBar njihet si një ndër festivalet më të mëdha në Kosovë. Anibar është një organizatë e themeluar nga një grup aktivistësh të rinj premtues të artit që synon të inkurajojë të rinjtë dhe veçanërisht artistët e rinj të eksperimentojnë dhe të punojnë me artet kompjuterike (sidomos animacionin).

Si shumë festivale të tjera edhe AniBar gjatë pandemisë është zhvilluar përmes platformës online.

Si në rrethana ekstreme duhet të bëjmë zgjedhje dhe vendime që mund të bien ndesh me vlerat dhe parimet tona si qenie njerëzore. Dhe si në këto rrethana mund të ndryshojmë në mënyrë që të lartësojmë njerëzimin tonë, ndjenjën tonë të komunitetit dhe marrëdhënien tonë me mjedisin”.

Një ndër festivalet që janë zhvilluar online ka qenë edhe ‘’Polip Festival ‘’.‘Polip’ Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, organizohet çdo vit në Prishtinë. Është themeluar dhe drejtuar nga Qendra Multimedia, një kompani e prodhimit kulturor me seli në Prishtinë. Polip është një festival ndërkombëtar i letërsisë që bashkon në Prishtinë shkrimtarë të rinj nga rajoni si dhe nga Evropa. Polip shkon shumë përtej kornizës së një festivali letërsie dhe të një lidhjeje të thjeshtë letrare.

Bëhet fjalë për një kuptim më të gjerë të koncepteve të ndërtimit të paqes dhe besimit në një rajon dhe shoqëri veçanërisht të traumatizuara që ranë dakord të jetojnë veçmas dhe të shërojnë traumat e tyre pa një përpjekje për të elaboruar të kaluarën traumatike dhe pa ndjeshmëri ndaj tjetrit.

Nga ana tjetër, gjatë këtij viti, pandemia COVID-19 zhduk një dimension thelbësor nga komunikimi njerëzor – domethënë, kontakti personal i drejtpërdrejtë, në të cilin shprehja joverbale dhe gjuha e trupit luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Me zvogëlimin e kontaktit të drejtpërdrejtë njerëzor, kodet e internetit po bëhen një fuqi edhe më e pranishme, duke fituar një dominim të frikshëm.

Sa i përket muzikës, disa nga artistët tanë kanë përformuar përmes platformave online gjatë kohës së pandemisë. Një ndër ta është edhe nji nga ikonat e skenës së muzikës alternative shqipe, Genc Salihu.

E jo tek të gjithë ndikoj shumë negativisht ky izolim,duke marrë parasysh që secili nga ne mund ta ketë shfrytëzuar në një mënyrë që mund të sillte aktivitet.

Genc Salihu, muzikant thotë se kjo periudhë ka qenë një mundësi për mua, që të punoj intensivisht në kompozimin dhe shkrimin e albumit që po e përgatitë.

“Me gjithë humbjet e mëdha, materiale e shpirtnore, mundësia me punu në qetësi ka qenë një plus’’.

Sa i përket shfaqjeve online, për artistin ishte pjesëmarrja në skenë më e lehtë ’’sepse ishte në rehatinë e dhomës time, unë nuk preferoj me dalë shumë,jam i shtëpisë, kështu që kjo më ka konvenu ‘’.

Por, festivalet online me ato që zhvillohen në kushte normale ai mendon se nuk janë e njëjta gjë.

Video-performancat mund të quhen përformanca LIVE, sepse edhe janë, por nuk mund të quhen koncerte. Melmesa kryesore për nji koncert është sinergjia mes skenës dhe publikut, e cila në këtë format mungon krejtësisht’’. 

Ai kërkon kthimin e artit dhe kulturës në skenë sa më parë, ndërsa publikun ta kthejë në sallë, që ta gjejmë mënyrën, me shëndetin publik në mendje. Sa i përket festivaleve garuese Genci ka marrur pjesë shumë pak. Show Fest’97n (çmimi 1 ), Teens Fest’98 (çmimi 2 ), dhe RTSH Festivali i këngës 2016 (çmimi 2).

‘’Nuk më pëlqen gara në skenë, mendoj se është ngulfatje për muzikën. Ndërsa, në festivalet jo-garuese, mendoj se kam marrë pjesë në të gjitha ato që mbahen në sferën shqiptare, përveç në DokuFest, prej të cilëve çuditërisht nuk kam marrë ftesë. Kujtimin më të mirë e kam me festivalin Bashtova, në Shqipëri, që e organizoi shoku im Alban Nimani. Jo pse ishte organizim i mirë, sepse nuk ishte, por nata ishte e magjishme dhe vuri në pah dashurinë dhe shoqërinë që e ndajmë mes vete të gjithë ne që ishim aty ‘’, shtoi ai.

Në krahasim me festivalet e tjera nëpër botë, festivalet e Kosovës dallojnë shumë, pasi që brenda vendit tonë organizimet janë me rituale më të lehta, duke përfshirë këtu muzikën (këndim dhe vallëzim ), folklorin, kinematografi etj. Kurse vendet e tjera pasojnë më ndryshe sa i përket festivaleve në krahasim me Kosovën, duke u nisur këtu së pari nga kultura që na dallon me të tjerët.

Një dallim tjetër që vlen të cekët është numri i audiencës nëpër festivale, duke marrë parasysh që Kosova është shtet i ri dhe me një numër më të vogël të banorëve.

Një anketë shpalos se në mesin e të rinjve ka të tillë që nuk janë të interesuar për festivalet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen gjatë pandemisë.

Arsyeja e vetme që nuk kam ndjekur shfaqje dhe organizime online është për shkak se nuk është e njejtë si organizohen në jetën reale dhe si organizohen online ‘’, thotë prishtinasja R.M..

Linda Krasniqi

Për autorin//en:

Linda Krasniqi është studente në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është pjesë e trajnimit “Internship & Mentorship 2” në KosovaLive. Muzika dhe shkrimi janë nga pasionet me të cilat Linda ka kaluar pjesën më të madhe të kohës.

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy Pristina dhe #AlbanyAssociates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM