Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Pavarësimi energjetik sukses i Kosovës e miqve ndërkombëtarë

Dhj 14, 2020

Prej sot KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

“Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”,  tha Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në  KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM