Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD finalizon projektligjin për parandalim të korrupsionit

Dhj 14, 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në kuadër të javës Kundër Korrupsion, në një konferencë për medie bashkë me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli,  ka njoftuar opinionin publik se Ministria e Drejtësisë ka finalizuar Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

“Në shënim të Javës Kundër Korrupsionit, Ministria ka finalizuar punët rreth Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Grupi punues gjatë hartimit të draftit ka marrë parasysh komentet dhe rekomandimet nga mekanizma dhe raporte të ndryshme qofshin këto organizata vendore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë duke marrë për bazë edhe rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit”, tha ministri Selimi.

Çështjet kryesore të trajtuara nga ky projektligj sipas ministrit Selimi, kanë konsistuar në nevojën dhe qëllimin e plotësimit dhe ndryshimit nga Ligji paraprak i cili është në fuqi.

“Në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuara të gjitha çështjet që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore e që i referohen Agjencisë”, deklaroi ministri Selimi.

Gjatë konferencës, ministri Selimi tregoi se përmes këtij projektligji, Agjencia merr kompetenca të qarta në funksion të parandalimit të korrupsionit duke përcaktuar përfundimisht një kornizë efektive anti-korrupsion, përcakton kompetencat ligjore të Agjencisë në fushën e parandalimit të korrupsionit, veçanërisht në fushën e hetimeve administrative në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave, dhe çështjet që ndërlidhen me sinjalizuesit.

“Për më tepër, një ndër risitë më të veçanta të këtij projektligji është së Agjencia do të ketë kompetenca për të shqiptuar masa administrative dhe gjoba në rast të shkeljes së dispozitave ligjore, që e vendos Agjencinë në një stad shumë të avancuar në rolin e saj për parandalimin e korrupsionit”, u shpreh Selimi.

Sipas tij, risi tjetër e këtij projektligji është se Agjencia do të monitorojë Strategjinë Anti-Korrupsion i cila do të jetë dokument udhërrëfyes për institucionet e Kosovës, i draftuar dhe miratuar nga qeveria si manifestim i vullnetit politikë.

“Për më tepër, Agjencia do të ketë kompetenca shtesë sa i përket: Vlerësim kundër- korrupsion të akteve ligjore, Vlerësim i rrezikut të korrupsionit, dhe Planeve te Integritetit. Ministria e Drejtësisë, pas marrjes së deklaratave përkatëse projektligjin do ta procedoj pa vonesë për miratim në Qeveri”, tha ministri Selimi.

Havolli, në fjalën e tij para medieve ka thënë se me këtë projektligj, Agjencisë i shtohen kompetencat dhe rritet efikasiteti i punës së AKK-së, në luftën kundër korrupsionit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM