Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se duhet të bëhet më shumë, të intensifikohen masat shëndetësore publike dhe ato sociale, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
Varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që përbën një shqetësim të madh, edhe pse viruset ndryshojnë vazhdimisht.
Kjo është situatë alarmante, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).