Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka në mbledhjen e mbajtur sot, ka thënë se duhet të fillohet në përgatitjen e organizimit të zgjedhjeve duke filluar prej sot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të fillon nga data 3 deri më 12 shkurt. Certifikimi i partive politike nga data 8 deri më 21 janar, kurse tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike e kandidatëve në fletëvotim më 1 shkurt. Votimi me postë fillon me 2 shkurt dhe zgjatë 24 orë para zgjedhjeve kurse regjistrimi i listës së kandidatëve me deputetë deri me 16 janar.
KQZ ka miratuar planin e buxhetit pë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, ku buxheti është aprovuar në vlerë mbi 5.5 milionë euro.