Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka kujtuar Enver Malokun në 22 vjetorin e vrasjes.
“Në 22 vjetorin e vrasjes, kujtojmë jetën dhe veprën e Enver Malokut, bashkëpunëtorit të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, shefit të Qendrës Informative të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, përmes së cilës botës demokratike i përcolli të vërtetat e ngjarjeve të rënda që ndodhnin në vendin tonë, në kohën kur gjithandej mbretëronte terr informativ.
Gjithmonë me krenari do ta kujtojmë kontributin e Enver Malokut në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”