Ambasada Britanike në Kosovë në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj tubimeve në fushata elektorale që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19.
Ambasada kërkon nga subjektet politike që t’i mbajnë fushatat elektoirale duke respektuar masat anti COVID.
“Ne e dimë shumë mirë se kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe ne nuk duam të shohim përsëri të njëjtën gjë për miqtë tanë këtu në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë në tubime të mëdha pa distance kanë qenë shqetësuese.
Ne apelojmë tek partitë politike dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e COVID tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar”.