Build Skills with our trainings

Sign up now!

SPD gjermane mbështet Lëvizjen Vetëvendosje

Shk 5, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, së bashku me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, këshilltaren Fëllanza Podrimja dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, kishin një takim miqësor deputetët dhe zyrtarët e Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane.

Qysh në fillim të takimit, deputeti i Bundestagut Metin Hakverdi deklaroi që SPD mbështet Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Përgjatë diskutimeve të tyre, përfaqësuesit e këtij subjekti theksuan se Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si subjektin e vetëm i cili mund të sjellë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, që bazohen në zhvillim ekonomik dhe drejtësi, thuhet përmes postimin në rrjetin social Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, u shpreh se Qeveria e ardhshme do t’i vazhdojë punët e mira të cilat kanë mbetur në gjysmë në mandatin e parë. Ai paraqiti programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili bazohet në dy koncepte themelore: Punë dhe Drejtësi.

Pas interesimit zyrtarëve të SPD për pengesat dhe sabotimet nga KQZ për procesin e votimit nga mërgata, Kurti i bëri thirrje mërgatës sonë që të votojnë masivisht dhe sa më parë, në mënyrë që votat e tyre të numërohet e ndryshimi në Kosovë të bëhet i mundur.

Përfaqësuesit e SPD u zotuan që mbështetjen e tyre do ta japin edhe pas zgjedhjeve, kur Kryeministër të jetë Kurti, nëpërmjet subjektit të tyre, institucioneve gjermane dhe mekanizmave evropian, në mënyrë që të realizohet alternativa qeverisëse drejt krijimit të një shoqërie të drejtë e të zhvilluar për krejt.

Në fund, me shpresën dhe urimin për zgjedhje demokratike e fitore bindëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pjesëmarrësit u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen duke e zgjeruar e thelluar atë, thuhet përmes postimin në rrjetin social Facebook të Lëzjes Vetëvendosje.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM