Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lëvizja Vetëvendosje bën homazh te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Shk 10, 2021

Në sheshin e kryeqytetit, kandidatë për deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me familjarët e dy dëshmorëve, bën homazhe në kujtim të 14 vjetorit të vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Ne sot, edhe te varri i Monit, edhe te varri i Arbenit, te pllaka përkujtimore këtu në shesh, bëmë homazhe në nderim të tyre dhe vendosëm lule të freskëta duke mos harruar asnjëherë që brezat e shqiptarëve e bartin pishtarin e lirisë nga njëri në tjetrin dhe në këtë mënyrë mundësojnë ecjen përpara të popullit të Kosovës nga i cili vijmë dhe tek i cili gjithmonë rikthehemi, ka thënë Albin Kurti në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Drejtësia për Monin dhe Arbenin dhe liria e vetëvendosja e popullit të Kosovës janë shumë të lidhura në këtë shekull dhe shënojnë një gurthemel të besnikërisë së organizatës së Lëvizjes tonë, e të secilit aktivistë të saj.

Ne sot, edhe te varri i Monit, edhe te varri i Arbenit, te pllaka përkujtimore këtu në shesh, bëmë homazhe në nderim të tyre dhe vendosëm lule të freskëta duke mos harruar asnjëherë që brezat e shqiptarëve e bartin pishtarin e lirisë nga njëri në tjetrin dhe në këtë mënyrë mundësojnë ecjen përpara të popullit të Kosovës nga i cili vijmë dhe tek i cili gjithmonë rikthehemi.

Lavdi Monit dhe Arbenit dhe gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit”, tha kryeministri, Albin Kurti, sot te pllaka përkujtimore në sheshin e kryeqytetit, ku bashkë me familjarët e dy dëshmorëve, anëtarë të kryesisë së Lëvizjes, kandidatë për deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bëri homazhe në kujtim dhe nderim të veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM